Futja e Skënderbeut në shortin kualifikues në Ligën e Kampionëve, po i shqetëson mediat serbe, në veçanti portalin ‘novosti.rs’, e cila befasohet edhe më shumë me vendin që i rezervuan Partizanit nga Europa League, në Ligën e Kampionëve, edhe pse tashmë ka zhvilluar një ndeshje me Bratislavën në Shqipëri, duke luajtur 0:0.
Në anën tjetër, ‘Novosti’ akuzon UEFA-n sepse dënohet Serbia me mjete financiere kur tifozët hapin parulla ‘Kosova është Zemra e Serbisë’, por nuk ndodhi e njëjta për transparentin e hapur në Marsejë ‘Kosova është Shqipëri’.
“Kështu, shqiptarët kanë disa privilegje të veçanta në UEFA”, përfundon shkrimin ‘Novosti’.