Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat serbe: ‘Mercenarët’ e Sorosit po ndihmojnë shqiptarët

2017/03/07 at 2:52 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat serbe: ‘Mercenarët’ e Sorosit po ndihmojnë shqiptarët

Një pjesë e mdiave serbe të kontrolluara nga qeveria po akuzojnë faktorin shqiptar për destabilizimin e Maqedonisë. Ndërsa institucionet në Shkup janë mbushur me flamuj të Maqedonisë si karshillëk ndaj shqiptarëve dhe prej tre ditësh përkrahës së VMRO-së së Gruevskit po protestojnë në mbarë vendin me parrulla anti shqiptare, duket se mediat në Beograd kanë marrë anën e rregjimit të vjetër. Ato poi a hedhin fajin të ashtuquajturës “Platforma shqiptare” – një grupi kushtesh të shqiptarëve për pjesëmarrjen e tyre në çdo qeveri të re në Maqedoni.


Një nga pikat kryesore të shqetësimeve të platformës është zgjerimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Por çështja që ka shkaktuar reagim të ashpër në Serbi është kërkesa e platformës që Parlamenti i Maqedonisë të dënojë “gjenocidin kundër shqiptarëve në Maqedoni”, nga viti 1912 në 1956, kohë kur Serbia e mori Maqedoninë nga Perandoria Osmane.

“Shqiptarët planifikojnë përplasje të përgjakshme”, “Terroristët Shiptarë (një fjalë fyese për shqiptarët)” dhe “Mercenarët e Sorosit”, janë vetëm disa nga titujt e gazetave dhe portaleve serbe që kanë mbuluar ngjarjet në Maqedoni.

“Vecernje Novosti”, që zotërohet nga shteti, të dielën akuzoi partinë kryesore shqiptare në Maqedoni, Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI, se ka futur “një platformë tiranike” në negociatat për t’iu bashkuar një qeverie të re.

“Platforma Shqiptare”, sipas “V. Novosti”, mund të çojë “në një seri lëvizjesh që do të përçajnë Maqedoninë në linja etnike, në kantone ose njësi federale”.

Kriza politike e Maqedonisë ka përshkallëzuar që nga zgjedhjet e dhjetorit që dështuan në nxjerrjen e një fituesi të qartë.

Zoran Zaev, lideri socialdemokratëve të opozitës, LSDM, po këmbëngul për një mandat për të formuar qeverinë pasi ka një shumicë së bashku me shqiptarët në Parlament.

Por presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka refuzuar t’ia japë atij mandatin, duke pretenduar se pranimi i Platformës shqiptare rrezikon ekzistencën e Maqedonisë.

Kandidati për kryeministër Zoran Zaev në një intervistë për televizionin shtetëror kroat HRT, ka mbrojtur idenë e shprehur nga partitë shqiptare që të dënohet gjenocidi i ushtruar nga ana e Serbisë nga popullatës shqiptare. “Nuk ka asgjë të gabuar që platforma përmban një formulim që i dënon ushtritë e shekullit të kaluar që vranë civilë”, ka deklaruar ai

Pyetjeve të gazetarëve kroatë mbi akuzat e VMRO-DPMNE për “dëmtim të Maqedonisë”, Zaev i është përgjigjur duke thënë se platforma është nënshkruar në Maqedoni dhe jo në Tiranë

“VMRO – DPMNE pretendon se kjo deklaratë është nënshkruar në Tiranë. Deklarata është bërë në Maqedoni si pjesë e programeve të tyre para-zgjedhore, por ato u mblodhën në Shqipëri, ku të gjitha partitë ishin mbledhur në një vend”, ka deklaruar Zaev, i cili ka shprehur bindjen se nuk pret dhunë dhe konflikte në situatën e re të krijuar.

“Jam i lumtur dhe krenar që e hoqëm regjimin nga pushteti me laps dhe votë. Nuk ka pse të derdhet gjak për rënien e regjimit”, ka deklaruar kreu i LSDM-së.



Ju sugjerojmë

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
Bota

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

11 Dhjetor, 2025 6:14 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Klodian Braho në krye të SPAK, Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin

11 Dhjetor, 2025 5:56 pm
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Edi Rama

11 Dhjetor, 2025 5:51 pm
Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

11 Dhjetor, 2025 4:14 pm
Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Para
Gigi dhe Zayn nuk përmbahen, postojnë foto të zhveshur nga shtrati

Gigi dhe Zayn nuk përmbahen, postojnë foto të zhveshur nga shtrati

Presidenti i Maqedonisë nuk mandaton qeverinë: Gjuha shqipe cënon shtetin

Presidenti maqedonas letër ndërkombëtarëve: Platforma shqiptare na cenon sovranitetin

Prokuroria konfiskon hotelin e Brahimajve tek Uji i Ftohtë në Vlorë

Prokuroria konfiskon hotelin e Brahimajve tek Uji i Ftohtë në Vlorë
















TE FUNDIT

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
11 Dhjetor, 2025

“Don’t worry, be happy”! Kështu Nicolas Maduro, lideri i Venezuelës, këndon dhe kërcen ndërsa ushtria amerikane i afrohet gjithnjë e...

Lexo më shumë

Klodian Braho në krye të SPAK, Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
11 Dhjetor, 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë...

Lexo më shumë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Edi Rama

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
11 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK-ut. Me anë të një postimi...

Lexo më shumë

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
11 Dhjetor, 2025

Kroacia nënshkroi një marrëveshje sot me Gjermaninë për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com