Një shtetas serb, i cili punon si ekspert IT është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh ndaj Shërbimit Informativ të Shqipërisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, sipas të cilave, ai dyshohet se ka spiunuar në Serbi për Shërbimin Informativ të Shqipërisë (SHISH).
nga hetimet dhe mbledhja e provave materiale ndaj D.R, pjesëtarët e BIA-s gjetën një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën, si dhe një kartë SD. Kamera dhe paneli diellor janë gjetur në afërsi të fshatit Karadak, afër Rashkës.
Me kamerën e lartpërmendur, i dyshuari D.R ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe, kryesisht të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Dyshohet se që nga viti 2022, D.R, me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij, për Shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH, ka mbledhur të dhëna për anëtarët individualë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova e Metohija.
Gjithashtu, në disa raste ai ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.