Politikani i burgosur i opozitës në Rusi, Alexei Navalny ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka raportuar mediat ruse duke cituar shërbimin e burgut.
Agjencia e lajmeve Tass raporton se shërbimi i burgut ka deklaruar se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së Navalnyt.
Kujtojmë se Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.