Prokurori i Përgjithshëm i vendin është përfshirë në një konflikt të ashpër me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Donald Lu ka akuzuar Adriatik Llallën për pengimin e reformën gjyqësore, e cila është thelbësore para se të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër kryeprokurori ka thënë për sulmet e Lu-së se janë krejtësisht jo diplomatike dhe se ai kishte përdorur shantazhin për mbyllur hetimet për kompaninë ndërkombëtare.
Deklarat e Llallës është pasqyruar në mediat e huaja pas një emaili që vet ai i ka dërguar agjencisë amerikanë të lajmeve Associated Press.
“Shumë presion nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë… po përpiqen për të manipuluar opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet”- deklaron Llalla.
Në shkrimin e publikuar është pasqyruar edhe deklarata që Llalla ka bërë lidhur me familjen e tij dhe vendosjen e saj në shënjestër.
“Organet gjyqësore janë duke zgjedhur institucionet e tyre ekzekutive, por disa parti të opozitës dhe disa gjyqtarë e prokurorë kanë kundërshtuar ashpër reformën duke vonuar fillim e saj”- shkruan “The Ëashington Post.”/ opinion.al