Deklarata e ish-kryeministrit, Sali Berisha, sot në Parlament, ku i bëri thirrje qytetarëve që të armatosen dhe të mbrojnë pronën dhe veten e tyre ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
Ka qenë AP ajo që ka pasqyruar lajmin dhe përmes saj e kanë marrë edhe media si “ABC News” dhe “Daily Mail”.
Deklarata e Berishës, turbulloi ujërat sot në Parlament, ndërsa ministri Tahiri i bëri thirrje Prokurorisë që të marrë në pyetje Berishën për deklaratat që sipas tij nxisin dhunë dhe cenojnë stabilitetin.
Gjithashtu, disa debutetë të PS-së kërkuan që ndaj Berishës të merren masa, si përjashtim nga Kuvendi.
AP thekson se në vitin 1997, Berisha ishte President kur u hapën depot e armëve dhe vendi u përfshi nga kaosi dhe anarkia.