Pavarësisht vendimit të gjykatës së Romës për moslejimin e qëndrimit të emigrantëve në Gjadër, qeveria italiane mesa duket ka vendosur të mos tërhiqet.
Sipas një shkrimi në median italiane “La Repubblica”, mësohet se javën e ardhshme pritet një transferim i ri emigrantësh.
Meloni ka thirrur për të hënën mbledhjen e këshillit të ministrave për të vijuar marrëveshjen me Italinë.
“Sepse kam ndërmend të eci përpara marrëveshjen me Shqipërinë. Italianët më kërkuan të ndaloja imigracionin ilegal: Do të bëj çmos për të kufizuar imigracionin ilegal masiv. Më vjen keq që në një kohë kur e gjithë Evropa po shikon me interes diçka që po bën Italia, ne po mundohemi si gjithmonë të shprehim në mënyrën tonë, por është një çështje që do të zgjidhet së shpejti”, tha Meloni.
Anija e patrullës së Rojës Bregdetare me 12 emigrantët nga qendra italiane e paraburgimit të Shëngjinit është nisur nga Shqipëria për në Bari, pas vendimit të marrë të premten nga seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës, që e konsideroi të pavlefshme mbajtjen në kampin e Gjadrit të tyre, me argumentin se nuk vijnë nga vende të sigurta.