Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Tiranë të enjten për të marrë pjesë në varrimin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas.
Sipas mediave greke mësohet se Mitsotakis mori pjesë ditën e djeshme, në Trisagion që u mbajt në Mitropolin e Shenjtë të Athinës dhe sot do të takohet me Kryepeshkopin e Athinës dhe Gjithë Greqisë, Ieronymos, në Manastirin Maximos.
Të pranishëm në liturgji ishin edhe Presidentja Sakellaropoulou, kryeparlamentari Kaklamanis, ministra të qeverisë greke, kryetari i partisë PASOK, kryebashkiaku i Athinës e kryepeshkopi i Greqisë Ieronimos, eurodeputeti Fredi Beleri si dhe Pirro Dhima.