Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat e huaja shkruajnë për vdekjen e Kadaresë: Shuhet gjiganti i letërsisë shqipe, i rezistoi regjimit të Enver Hoxhës 

2024/07/01 at 1:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat e huaja shkruajnë për vdekjen e Kadaresë: Shuhet gjiganti i letërsisë shqipe, i rezistoi regjimit të Enver Hoxhës 

Mëngjesin e sotëm u nda nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare. Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, nga një atak në zemër.  

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur jo vetëm opinionin shqiptar, por të shumtë kanë qenë dhe mediat e huaja, të cilat kanë shkruar për vdekjen e shkrimtarit shqiptar, nga ato franceze, angleze, italiane dhe greke. 

Ismail Kadare: Një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë, është ky titulli i “France 24”. 

“Romancieri Ismail Kadare, i cili vdiq në moshën 88 vjeçare përdori stilolapsin e tij si një armë vjedhurazi për t’i mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë Enver Hoxha”, thuhet në artikull. 

Gazeta franceze “Le Monde” e ka krahasuar kolosin shqiptare me George Orwell dhe Franz Kafkën, i cili përdori metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Enver Hoxhën, që sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985. 

“Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, gjiganti i letërsisë shqipe”, e nis shkrimin “The Guardian”. 

“Tregimet e tij alegorike, të informuara nga jeta nën komunizmin shtetëror, tërhoqën vlerësime ndërkombëtare, por ai këmbënguli se nuk ishte një shkrimtar politik. Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar që eksploroi historinë dhe kulturën e Ballkanit në poezi dhe letërsi artistike për më shumë se 60 vjet, ka vdekur në moshën 88-vjeçare”, shkruan prestigjiozja britanike. 

“Ka ndërruar jetë shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare”, shkruan Ansa, e cila i ka kushtuar një artikull shkrimtarit, duke përmendur edhe çmimet e tij. 

“Ismail Kadare: Vdes shkrimtari shqiptar”, e titullon artikullin Protothema, e cila shkruan: “Shkrimtari më i shquar modern shqiptar, Kadare i cili i rezistoi regjimit të Enver Hoxhës, pësoi një atak në zemër dhe vdiq në moshën 88-vjeçare”. 

Ismail Kadare ishte autor i veprave të shumta, të përkthyera në shumë gjuhë dhe të botuara në shumë vende të botës, ai është nominuar disa herë për çmimin Nobel për letërsinë.  

Në vitin 2009 ai u nderua me çmimin prestigjioz Princi i Asturias, ndërsa çmime të tjera ndërkombëtare i janë dhënë ndër vite. E fundit daton në tetor të vitit 2023, kur në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron e emëroi atë Oficer të Madh të Legjionit të Nderit, një nga nderimet më të larta të dhëna nga Franca, vendi ku Kadare kërkoi azil politik në 1990.  

Ju sugjerojmë

Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE
Aktualitet

Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE

12 Qershor, 2025 11:24 am
I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

12 Qershor, 2025 11:23 am
Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas
Aktualitet

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas

12 Qershor, 2025 11:09 am
Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së
Aktualitet

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së

12 Qershor, 2025 11:04 am
Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

12 Qershor, 2025 10:49 am
Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
Bota

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

12 Qershor, 2025 10:42 am
Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
Aktualitet

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

12 Qershor, 2025 10:37 am
26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
Rajoni

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

12 Qershor, 2025 10:30 am
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

12 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
Rajoni

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

12 Qershor, 2025 10:13 am
Para
“Qenkeni nga vendi i Ismail Kadaresë’, Balla reagon për ndarjen nga jeta e shkrimtarit të madh

“Qenkeni nga vendi i Ismail Kadaresë', Balla reagon për ndarjen nga jeta e shkrimtarit të madh

Konjufca paralajmëron: Në Serbi po përgatiten për sulm ndaj Kosovës

Konjufca paralajmëron: Në Serbi po përgatiten për sulm ndaj Kosovës

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan

TE FUNDIT

Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE

Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE
12 Qershor, 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj ishte i pranishëm sot në Konferencën e  Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të...

Lexo më shumë

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan
12 Qershor, 2025

Policia ka kapur në Elbasan një 50-vjeçar, pasi ishte i dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër...

Lexo më shumë

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas
12 Qershor, 2025

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 19 739 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Mësohet se lidhur...

Lexo më shumë

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së
12 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministrja, Balluku ishte e pranishme sot në Konferencën e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com