‘Breatheheavy.com’ shkruan në një artikull për këngëtaren Era Istrefi, se zëri i këngëtares shqiptare ngatërrohet me atë të Rihannës.
“Në këto ditë teksa presim albumin e Rihannës ‘Anti’ një klip po qarkullon në ‘Twitter’. Njerëzit menduan se ishte bashkëpunimi i Rihannës me Major Lazer, që aq shumë kishin ëndërruar. Por në fakt kjo këngë ishte ‘BonBon’ e Era Istrefit, që ka 9 milionë klikime dhe vazhdon të rritet sepse po pëlqehet në gjithë Europën”, thuhet në artikullin kushtuar këngëtares.