Kohët e fundit shumë vdekje personazhesh të njohur kanë qarkulluar si “fake news”. Sigurisht kjo ka shqetësuar shumë të afërm dhe dashamirës të këtyre personave. Rasti i fundit ishte ai i moderatores Aida Shtino, të cilën disa media e bën të vdekur mbrëmjen e djeshme.
Sigurisht që kjo shqetësuar djalin e saj i cili jeton jashtë, por edhe vetë moderatoren. Kështu ditën e sotme ajo ka reaguar ndaj këtij lajmi me anë të një postimi në Instagram.
E kontaktuar nga revista “Who” Shtino u shpreh: “Jam shumë mirë. Familja ime është shqetësuar shumë nga këto lajme, djali më kontaktoi nga Austria i trembur për çfarë shkruhej. Nuk e kuptoj qëllimin e këtyre lajmeve, çfarë duan të arrijnë. Të luash me jetën e tjetrit është për turp”,