Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media kosovare e “arreston”, Lutfi Dervishi: Nuk është hera e parë që më ngatërrojnë

2017/01/10 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Media kosovare e “arreston”, Lutfi Dervishi: Nuk është hera e parë që më ngatërrojnë

Arrestimi i një mjeku në Prishtinë është kthyer në shqetësim për analistin Lutfi Dervishi.

Shkak është bërë emri i njëjtë, ku një prej portaleve në Kosovë ka nxitur duke vendosur foton e gazetarit që jeton në Shqipëri.

Vetë Dervishi duket se e ka marrë me sportivitet, pasi në një shkrim të publikuar në blogun e tij, e trajton me humor këtë ndodhi.

Arrestohem pas disa vitesh në arrati…!

Ky ishte lajmi që qarkulloi sot në disa portale. Lajm i vërtetë, por me fotografi të gabuar. Lajmi është për arrestimin e Lutfi Dervishit, mjek urolog në Kosovë.

Nuk është hera e parë që foto ime shoqëron personin e gabuar.

Kjo histori ka nisur 6 vjet më parë. Në nëntor të vitit 2010, një student shqiptar në Bjellorusi më shkruan në email se kishte parë portretin tim në një emision investigativ rus që transmetohej në 11 republika të ish Bashkimit Sovjetik.

Duke parë linkun, fjalët e rrëfimtarit…”personi që do të shihni është Lutfi Dervishi kreu i kartelit krimianl më të rrezikshëm në Ballkan”, pasoheshin nga një foto e imja, e vetmja foto që kam me dhëmbë “jashtë”.

I shqetësuar i shkruaj redaktorit të emisionit për ngatërresën. Nuk mora përgjigje, Me ndërmjetësinë e një drejtueseje të një organizate jo qeveritare në Moskë, redaktori kërkoi ndjesë, por që të bënte korrigjimin kërkoi foton e “lutfi dervishit” të vërtetë.

Guglloj dhe në imazh në atë kohë shfaqej vetëm fotoja ime. Në atë kohë nuk kishte në rrjet foto të adashit tim.

Në një blog të Kosovës, dikush kishte postuar foton time me shënimin: ‘Kqyre, kqyre, ky kasapi jonë ka bërë transpalant flokët dhe i ka bërë të bardha, për të mos u dalluar…”

Pas 6 vitesh, ekzistojnë foto të Lutfi Dervishit urolog, por portalet në këto raste për të testuar klikimet nuk e shohin të udhës të vendosin foton e urolugut, por foton time.

Kjo situatë më shumë për të nënqeshur dhe më pak për të buzëqeshur, — kthehet edhe në objekt sarkazme në rrjet.

Një komentues shkruante: efektet e para të reformës në drejtësi, në tjetër i mbante ison me parrullën rroftë vettingu dhe një tjetër më i kujdesshëm shtonte: “lajmi duket pak i parakohshëm”.

Ngatërresat me mjekun urolog kanë ndodhur shpesh edhe në rrjetin social Facebook. Kryesisht nga Kosova në inbox vijnë kërkesa për t’u vizituar tek doktori. Studimet e larta i kam mbaruar në fakultetin Gjeologji Miniera, dega shpim. Jam diplomuar, por nuk kam punuar si inxhiner shpimi. Por janë më të shumtë ata që më drejtohen si “doktor…” në Facebook. Do të më pëlqente të isha mjek, por…kaq!

Foto e përzgjedhur nga redaktorët, i shkonte shumë titullit dhe e sigurtë — një grep i mirë për klikime. Sot nuk quhesh njeri i përfolur. Sot thonë: ke qenë i klikuar.

Ngatërresat në jetën virtuale me portalet në Shqipëri janë bërë të pashmangshme dhe të mendosh që….nuk kam ndërruar emrin dhe as mbiemrin.

Pyetja 1 milionë hallëshe: si i bëhet për një vetting për lajmet?!

Ju sugjerojmë

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

29 Qershor, 2025 3:35 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
Aktualitet

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

29 Qershor, 2025 3:16 pm
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

29 Qershor, 2025 3:04 pm
“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..
Aktualitet

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..

29 Qershor, 2025 2:50 pm
Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg
Aktualitet

Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg

29 Qershor, 2025 2:41 pm
Para
Ky është goli më i mirë i vitit 2016 nga FIFA

Ky është goli më i mirë i vitit 2016 nga FIFA

Foto/ Grabitën 3 karburante, ja çfarë bënë 2 autorët pas ngjarjes

Foto/ Grabitën 3 karburante, ja çfarë bënë 2 autorët pas ngjarjes

Edhe Shkurte Gashi në mbështetje të Ramush Haradinajnt

Edhe Shkurte Gashi në mbështetje të Ramush Haradinajnt

TE FUNDIT

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt...

Lexo më shumë

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
29 Qershor, 2025

Një pushues rreth 50 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme teksa lahej në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës,...

Lexo më shumë

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
29 Qershor, 2025

Makina përplas sërish një monopatinë në Tiranë, duke dëmtuar një 17 vjeçar. Konkretisht, Policia e Tiranës bën të ditur se...

Lexo më shumë

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
29 Qershor, 2025

“Në jug të Shqipërisë, 20 kilometra larg nga qyteti i Sarandës ndodhet Syri i Kaltër. Një atraksion turistik, një park...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com