Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media italiane RAI 3 konfirmon denoncimin e Bardhit: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drοgës, emri i tij u fshi nga dosja gjyqësore!

2024/04/22 at 11:56 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Media italiane RAI 3 konfirmon denoncimin e Bardhit: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drοgës, emri i tij u fshi nga dosja gjyqësore!

Në emisionin investigativ më të rëndësishëm në Itali “Report” të transmetuar në televizionin shtetëror italian “RAI 3” u trajtua mbrëmjen e djeshme lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Por gazetari Giorgio Mottola u ndal edhe tek Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, duke konfirmuar denoncimin e pak ditëve më parë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakës.

“Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë. Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore”, thuhet në dokumentin e emisionit “Report” të RAI 3 që ka publikuar edhe fotot e Olsi Ramës.

Çështja e Olsi Ramës ishte në qendër të vëmendjes pak kohë më parë në vendin tonë.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ai që tha se “personi i panjohur” në laboratorin e kokainës në Xibrakë mund të ishte Olsi Rama. Ai tha se vëllai i kryeministrit nuk përmendej në këtë dosje.

Vetë Olsi Rama dhe vëllai i tij kryeministër nuk sqaruan asnjë nga akuzat e Bardhit, por njoftuan se do të bëjnë një padi për shpifje në gjykatë për Bardhin. Por Rai 3 ka konfirmuar dje, përmes një emisioni investigativ, denoncimin e Gazment Bardhit përmes publikimit të dokumeteve zyrtare.

“Pavarësisht rasteve të veçanta, në dekadën e fundit që i përket kohës së qeverisjes Rama, mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi, citohet”, në reportazhin e RAI 3.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine”, thotë Nicola Gratteri prokuror i Napolit. 

Në reportazh thuhet se Shqipëria renditet nga Transparency International si një nga vendet më të korruptuara në Europë. Një rekord i trishtë i mbajtur prej disa dekadash. Gazetari kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, kryeministri Edi Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhjeje mes prokurorisë italiane të anti-mafias dhe dhe prokurorisë shqiptare.

“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë. Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë”, thotë ish këshilltari i Edi Ranës, prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi.

Ju sugjerojmë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Para
Media italiane RAI 3 konfirmon denoncimin e Bardhit: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drοgës, emri i tij u fshi nga dosja gjyqësore!

Investigimi i “Rai 3”, Bardhi publikon videon: Koha kur narkotrafikantët kushtëzojnë veprimet e qeverisë duhet të marrë fund

BE zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

BE zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, prokuroria e Shkodrës i sekuestron pasuritë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, prokuroria e Shkodrës i sekuestron pasuritë

TE FUNDIT

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
5 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein. Rexhaj u shpreh se seksi ka...

Lexo më shumë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com