Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media italiane për vdekjen e Kadaresë: Shkrimtari më i madh shqiptar, me romanet e tij luftoi komunizmin në Shqipëri 

2024/07/01 at 12:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Media italiane për vdekjen e Kadaresë: Shkrimtari më i madh shqiptar, me romanet e tij luftoi komunizmin në Shqipëri 

E përditshmja prestigjioze italiane, “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull lajmit të vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare, të cilin e cilësojnë si një nga njerëzit më influencë të Europës së shekullit të 20. 

“Shkrimtari Ismail Kadare, ishte autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës dhe i konsideruar si autori më i madh shqiptar i shekullit të njëzetë dhe fillimit të mijëvjeçarit të tretë, i aftë për të shtjelluar në veprat e tij historinë dhe mitet e vendit të tij në rrëfime me shtrirje universale. Burime nga spitali i Tiranës, të konfirmuara nga botuesi i tij, bëjnë të ditur se Kadare ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Ai ishte 88 vjeç”, shkruan La Repubblica. 

“Shkrimtar, poet, eseist dhe skenarist, gjatë regjimit komunist ka qenë deputet i Kuvendit Popullor për 12 vjet (nga viti 1970 deri në 1982) dhe nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Filloi duke shkruar poezi, por ishte botimi i romanit të tij të parë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, që e bëri atë figurën dominuese letrare në Shqipëri dhe i dha famë ndërkombëtare. Romani, në të cilin ai tregonte historinë e ndërmarrjes së një gjenerali italian dhe një prifti që donin të kërkonin dhe të sjellin në atdheun e tyre trupat e italianëve të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Kadare përdorte çdo mundësi për të goditur regjimin në veprat e tij, me anë të alegorive politike. Aq sa disa romane të tij, si “Koncerti në fund të dimrit”, “Përbindëshi” apo “Pallati i ëndrrave”, janë ndaluar nga shteti komunist. 

Kadare ka lindur në Gjirokastër dhe është diplomuar për histori dhe filologji në Universitetin e Tiranës. Ai studioi letërsi për dy vjet në Institutin Gorki në Moskë, por u detyrua të braktisë studimet në Rusi për shkak të marrëdhënieve të komplikuara diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Pas kthimit në vendlindje, ai filloi karrierën e tij si gazetar në një revistë të njohur në vend si Drita; në pak kohë ai u bë i njohur dhe kaloi në drejtimin e revistës Les lettres albanaises”,-shkruhet ndër të tjera në artikull. 

“Në vitin 1990, pasi shprehu publikisht kundërshtimin e tij ndaj udhëheqjes komuniste shqiptare, ai kërkoi azil politik në Francë. Me rënien e regjimit, ai u kthye në atdhe në vitin 1992, duke e ndarë kohën e tij mes Shqipërisë dhe Francës që atëherë. Në vitin 2005 është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar Booker, në vitin 2018 me çmimin Nonino, ndërsa në vitin 2009 ka fituar çmimin Princi i Asturias. Ka qenë disa herë ndër favoritët për çmimin Nobel për Letërsinë, pa e siguruar asnjëherë çmimin. La nave di Teseo, ku vepra e tij është duke u riedaktuar, ka botuar Kukullën (2017) dhe Provokimin (2018), Prillin e thyer (2019), Kronikë në Gurtë, Mëngjeset në Café Rostand (2021)” etj etj. 

Ju sugjerojmë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Para
Veliaj për Ismail Kadarenë: Një prej mendjeve më të ndritura të letërsisë shqiptare dhe botërore

Veliaj për Ismail Kadarenë: Një prej mendjeve më të ndritura të letërsisë shqiptare dhe botërore

Qëlluan me armë zjarri 43-vjeçarin në Kavajë, policia arreston një nga autorët 

Qëlluan me armë zjarri 43-vjeçarin në Kavajë, policia arreston një nga autorët 

Fevziu për Kadarenë: Mendje brilante dhe kontribut i jashtëzakonshëm për kulturën shqiptare 

Fevziu për Kadarenë: Mendje brilante dhe kontribut i jashtëzakonshëm për kulturën shqiptare 

TE FUNDIT

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
14 Maj, 2025

Nga sheshi ‘Skënderbej’, kryeministri Rama po mban fjalimin falënderues pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti...

Lexo më shumë

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin 'Skënderbej' fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com