Shqipëria renditet e 82-ta në raportin e “Reporterëve pa Kufij” përsa i përket lirisë së medias për vitin 2015, nga 180 vende gjithsej.
Në raport thuhet gjithashtu se zbatimi i legjislacionit është i nevojshëm dhe se duhet të bëhet më shumë për lirinë e medias.
Raporti thekson se nga viti 2014, Shqipëria ka pësuar rritje me 3 vende. Ndërsa Kosova është e renditur në vendin e 87.
E fundit në listën e raportit të “Reporterëve pa Kufij” është Eritrea.
Ndërsa vende si Turqia dhe Egjipti kanë media të kontrolluar nga Qeveria.