Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më vranë djalin, por prokurori më vrau shpirtin”, babai i Marvi Mihalit padit prokurorin dhe gjyqtarët

2018/05/25 at 8:25 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më vranë djalin, por prokurori më vrau shpirtin”, babai i Marvi Mihalit padit prokurorin dhe gjyqtarët

Pavllo Mihali, një ish-sportist i njohur në kryeqytet, ka nisur betejën e tij ligjore ndaj prokurorit dhe gjyqtarëve që liruan tre nga katër të dyshuarit si vrasës të të birit, Marvi Mihali.

Ai dorëzoi një padi penale ndaj Artan Lulaj, Prokurorit të çështjes, Bedri Qori, dhe Sokol Pasho, Gjyqtarë ne Gjykatën e Tiranës dhe Kliton Zharrit, Oficer të Policisë Gjyqësore. Padia e tij është bërë në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Në padinë e tij thuhet se, Prokurori në këmbim të shumave të parave këmbeu vdekjen e djalit të tij me para duke ndryshuar akuzën nga vrasje në bashkëpunim në “Moskallëzim të krimit” dhe duke liruar tre persona. Mihali deklaron se nuk kishte asnjë nga kushtet dhe kriteret për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale.

Pavllo Mihali thotë se vetë prokurori në takimin me familjen e 22-vjeçarit të masakruar është shprehur me arrogancë, se ka gabuar dhe se ai dhe e shoqja mund të ankoheshin ku të donin.

Por a i lejohet një prokurori si Artan Lulaj një arrogancë e tillë, ndaj dy prindërve të prekur “nga një dramë e rëndë?”, thotë babai i 22-vjeçarit.

Artan Lulo, 55-vjeçar ka të paktën 30 vjet karrierë si prokuror. Ai hyn në brezin e prokurorëve të karrierës, ndërsa ka prekur të gjitha shkallët e saj, duke qenë për disa vite në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda. Ai ka gati tre vite në Prokurorinë e Tiranës. Dosja e fundit nën hetim për vrasje është ajo ku u ekzekutua Dejvi Kasmi. Por Pavllo Mihali ka për të vetëm një përkufizim: “Ma kanë vrarë. Më kanë therur dhe mua. Drejtësia, Artan Lulaj, demoni i demonëve, po më vret edhe shpirtin”, tha Pavllo Mihali.

Mihali i siguroi edhe vetë videon e djalit të tij. Pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën në korrikun e shkuar u publikuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel. Krimi ka ndodhur në vetëm 50 sekonda dhe të rinjtë largohen qetësisht nga vendi i ngjarjes.

Pavllo ka akuzuar për korrupsion edhe dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho si edhe oficerin e Policisë Gjyqësore, Kliton Zharri, ky i fundit dyshohet se ka ndërruar procesverbale për të dhënë liri të pandehurve të tjerë.
/TCH

Ju sugjerojmë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

12 Dhjetor, 2025 6:19 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, si u ndanë votat në Gjykatë

12 Dhjetor, 2025 5:15 pm
Para
Majk pendohet për ndarjen nga Majlinda? Deklarata e tij e fundit i habiti të gjithë

Majk pendohet për ndarjen nga Majlinda? Deklarata e tij e fundit i habiti të gjithë

FOTO/ Beteja virtuale, kush fiton Rama apo Basha?

FOTO/ Beteja virtuale, kush fiton Rama apo Basha?

Këto 3 shenja horoskopi janë të varura nga seksi

Këto 3 shenja horoskopi janë të varura nga seksi

TE FUNDIT

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
13 Dhjetor, 2025

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare...

Lexo më shumë

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
13 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
13 Dhjetor, 2025

Dashi Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni...

Lexo më shumë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
13 Dhjetor, 2025

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com