Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar për lajmin se dikush i vodhi atij pallton në selinë e Partisë Socialiste gjatë takimit me të rinjtë e FRESSH.
Makko shkruan në facebook se “kam ca vite që nuk vesh pallto”.
Ja deklarata:
Shenim:Lexova ne median e shkruar qe me kane vjedhur pallton. Sqarim: Kam ca vite qe nuk vesh pallto. Humor: Meqe ne kete vend vjedhja eshte nje akt shume, por shume “pak” i perhapur jam i prekur qe dikush ben nje publicitet te tille. Nje xhup i imi, gjithsesi, i turbulluar nga ligjeratat e takimit “u zgjua” ne nje shtepi tjeter. Si lexues i faqes “jeta osh qef” ky eshte ai momenti kur kupton se e majta ka detyrim rishperndarjen e te mirave materiale. Naten e mire.