Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më vjen duarsh”, shoferi shet pomada për hernie: Ma ka mësuar praktika, të bëjnë mirë!

2025/02/10 at 9:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më vjen duarsh”, shoferi shet pomada për hernie: Ma ka mësuar praktika, të bëjnë mirë!

Për të kuptuar se çfarë bën realisht “fizioterapisti” i famshëm i Tepelenës, Fatmir Dervishi, emisioni “Stop” në Tv Klan takon këtë të fundit.

Ndryshe nga sa i tha pacientes, Dervishi mohon të jetë i shkolluar, por thotë se ka qenë shofer dhe i vjen duarsh në çështjet e fizioterapisë.

Gazetarja: Ju punoni si fizioterapist?

Fatmir Dervishi: Unë pensionist jam tani moj motër.

Gazetarja: Punoni si fizioterapist?

Fatmir Dervishi: Më vjen dorësh, ata që vijnë do të thonë…  pse? Çfarë të keqeje ka? Ata që vijnë, që kanë ndonjë problem, nuk është se punoj se ka ndonjë… të përditshme, kush më vjen ndonjë kështu tani atje, me aq fuqi sa kemi mundohemi që ta ndihmojmë.

Gazetarja: Ju keni mbaruar për fizioterapi?

Fatmir Dervishi: Unë jam, tani atje do të them fizioterapist, më vjen dorësh, s’kam mbaruar, unë kam qenë shofer tërë jetën. Më vjen dorësh, është diçka që e bëj, ma bën dora.

Gazetarja: Si e keni mësuar?

Fatmir Dervishi: Po tani, si kam mësuar? Praktikë.

Gazetarja: Sa kohë keni që e ushtroni këtë gjë?

Fatmir Dervishi: Unë e kam ditur thuajse këtu e  40 vjet, 50 vjet, e kam ditur.

Gazetarja: 40 vjet, 50 vjet që merreni me këtë gjë.

Fatmir Dervishi: Nuk merrem, që di ta bëj.

Gazetarja: Me keqardhje mund të them që kjo që po bën ti është shkelje, e di?

Fatmir Dervishi: Unë tani do të them të vërtetën, po është shkelje, direkt e mbyllim që sot.

Gazetarja: Nuk e dije që është shkelje që ti bëje fizioterapi  pa qenë fizioterapist?

Fatmir Dervishi: Tani unë të thashë, nuk e kam profesion. Po të isha, do ta  shpallja në telefon, do të vija shpallje të tjera.

Madje ai thotë se nuk e di që ushtrimi i aktivitetit të tij pa asnjë lloj licence, është i paligjshëm. Gazetarja i nxjerr një kartëvizitë.

Gazetarja: Kjo është shpallja juaj apo jo?

Fatmir Dervishi: Kjo është një kartëvizitë. S’ka ndonjë… as ndonjë titull, as ndonjë gradë.

Gazetarja: Po pse i gënjen pacientët  dhe nuk iu thua të vërtetën që nuk ke mbaruar shkollë?

Fatmir Dervishi: Tani me thënë të vërtetën, ata që më kanë pyetur varet sesi e kanë marrë. Vijnë me dhimbje të forta, mundohem…

Gazetarja: Mundohesh t’ua zbusësh dhimbjen.

Fatmir Dervishi: Ana psikologjike, thjesht kjo është.

Gazetarja: Thjesht për t’i qetësuar u thua që kam mbaruar ortopedinë.

Fatmir Dervishi: Thjesht kjo është anë psikologjike.

Sa u takon mjekimeve me pomada të bëra vetë, Fatmiri shpjegon se i ka provuar te vetja dhe të bëjnë mirë.

Fatmir Dervishi: Vaji i ullirit ka hudhrën brenda, ka specin djegës, zihet dhe e përpunojmë dhe del kjo. Kjo tjetra është alkool 96%, disa lloje bimësh, që te dafina,  gjethet e ullirit, nga këto të malit, i themi neve murriz qeni ose trëndafil i egër…

Gazetarja: Për çfarë shërbejnë këto?

Fatmir Dervishi: Këto janë për të ushqyer indet nervore përmes lëkurës.

Gazetarja: Po kush jua ka mësuar këtë përbërje?

Fatmir Dervishi: Praktika, kush ma ka mësuar?

Gazetarja: Dhe ju ka rezultuar që bëjnë mirë?

Fatmir Dervishi: Për mua bëjnë mirë.

Gazetarja: Këto janë produkte që nu  janë të kontrolluara.

Fatmir Dervishi: Motër, unë e kam provuar te vetja. E kam parë, e kam provuar te vetja dhe më bën mirë. Nëma mua ta provoj unë këtu dhe shikoje ti tani.

Gazietarja hap njërën prej shisheve, e nuhat dhe mbytet nga aroma e fortë. Fatmiri fërkon duart dhe thotë se përzierja të bën mirë. Jo vetëm kaq, ai nuk ka kërkuar pacientë, por ata i vijnë vetë.

Gazetarja: Të bëje një shkollë si njerëzit normalë,të hapje një qendër, të merrje një licencë…

Fatmir Dervishi: Motër, mua më vijnë, nuk i kërkoj, nuk kam kërkuar njeri.

Gazetarja: Të vijnë vetë?

Fatmir Dervishi: Absolutisht, nuk kam kërkuar njeri. Ata që kanë gjetur derman…

Gazetarja: Sa pacientë ke?

Fatmir Dervishi: 1-2 në ditë. Kjo derë, tani kush të vijë, do t’i them që ik gjeni ndonjë derë tjetër se unë nuk punoj më.

Ju sugjerojmë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Para
Deputeti britanik: Vuçiç na kërcënoi, të thirret ambasadori serb, të shpjegojë deklaratat

Vuçiç: Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

“Kosova frymëzon”, Berisha: Uroj fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje

“Kosova frymëzon”, Berisha: Uroj fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje

“Ra faja prej fikut”, shpërthen “festa” për arrestimin e Veliajt pranë bllokut të sigurisë

“Ra faja prej fikut”, shpërthen “festa” për arrestimin e Veliajt pranë bllokut të sigurisë

TE FUNDIT

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
9 Qershor, 2025

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën...

Lexo më shumë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com