Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me vendim gjykate e hipotekë, qytetarit i zaptojnë pronën: Më rrafshuan ullishten

2023/03/09 at 9:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Me vendim gjykate e hipotekë, qytetarit i zaptojnë pronën: Më rrafshuan ullishten

Në 27 Dhjetor 2022, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problem në Kryezi të Kavajës për një çështje prone.


Qerim Tabaku tha, se ka një ullishte 1900 m2, në këtë fshat, por që në vitin 2016 ia ka zaptuar subjekti “Alfa Alabaster Grup” me administratorë Nevruz Cjapi dhe Dëshira Myftari. Këta të fundit merren me nxjerrjen e gipsit aty.

Qerimi tregoi se i janë futur në pronë dhe i kanë shkulur ullinjtë. Ai bëri denoncim në Polici e çështja shkoi në Prokurori. Qerimi ka certifikatë pronësie dhe Gjykata e Rrethit Gjyqsor Kavajë ka vendosur pezullimin e punimeve dhe spostimin 30m të subjektit tjetër nga prona  e tij.

Denoncuesi: Kam një ullishte 1 900 metra katrorë me cerifikatë pronësie.

Gazetarja: Ismail Hamdi Tabaku.

Denoncuesi: Babai im. Në vitin 2016, ka ardhur një firmë “Alfa Alabaster Grup” me administrator që quhet Nevruz Cjapi dhe Dëshira Myftari, të cilët pretendojnë se kanë një leje në pronë tonë. Merren me gips.

Gazetarja: A ka ndonjë leje për nxjerrjen e këtij gipsi në pronën tënde?

Denoncuesi: Leje mund të ketë, por jo këtu tek prona ime. Ai thotë nuk e ke këtu. Para 2 vitesh më kanë prerë dhe ullinjtë.

Gazetarja: Si e ndoqe ti këtë rast?

Denoncuesi: Shkova në Polici. Policia thotë se do të bëhen verifikimet. Ai ka leje thotë, kurse ti ke letrat. Leja është marrë nga Ministria e Energjitikës. Këtu del se është dhënë shkurre leja, kurse këtu del se është tokë ullishtë.

Gazetarja: Çështja pas Policisë shkon në Prokurori. Çfarë ka vendosur Prokuroria?

Denoncuesi: Prokuroria kthen letrat prapë në Polici. Verifikon prapë Policia.

Gazetarja: Erdhën ato? Verifikuan prapë?

Denoncuesi: Për verfikime vijnë përherë, sa herë që i thërrasim. Mua më thërrasin poshtë e lartë, kurse firma vazhdon punë.

Gazetarja: Duke qenë se kishte 3 vjet, Polici, Prokurori, Policia vinte vetëm për verifikim dhe mjetet janë po tek toka e Qerimit, ky bëri padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqëso Kavajë.

Denoncuesi: E cila vendosi që të pezullojë punimet rreth kësaj prone dhe 30 metra nuk duhet të afrohesh.

Gazetarja: Dhe jeni në Gjykatën e Apelit?

Denoncuesi: Po, por nuk ka filluar seancat gjyqësore deri tani.

Gazetarja: Ndërkohë që ju jeni në proces gjyqësor 2 palët, pra në Gjykatën e Apelit, këtu vazhdojnë punimet.

Denoncuesi: Po. Kam 3 vjet që kërkoj drejtësi.

Njëra nga administratoret e subjektit, Dëshira Myftari tha se bëhet fjalë për një vendim të Shkallës së Parë, ndaj dhe vazhdon punën. Madje ajo pranoi, se nëse do t’i hiqen mjetet, pistoleta shpuese dhe skrepi do të vendosë të reja.

Administratorja Dëshira Myftari: Unë e respektoj atë, derisa të mbarojë gjyqi tjetër.

Gazetarja: Kur je në një process gjyqësor pezullohet çdo gjë, nuk mund të veprosh.

Administratorja Dëshira Myftari: Jo, jo, jo, jo nuk më ka pezulluar njeri e dashur, unë vazhdoj dhe punoj. Përderisa unë atë e kundërshtoj. S’ka dalë vendimi i Apelit dhe në momentin që del, tashi unë kam shkatërruar, unë vete para ligjit në pjesë penale.

Gazetarja: Domethënë ti po më thua mua se derisa të vendosë Gjykata e Apelit, do të ja shkullësh të gjithë rrënjët Qerimit?

Administratorja Dëshira Myftari: Nuk kam ndërmend kundërshtimi ndaj teje sepse ti ndjek vijën tënde, më vjen keq!

Për ankesën e zotit Qerim Tabaku, të cilit i kanë zaptuar pronën për nxjerrjen e gipsit aty, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan njoftoi sallën operative të Kavajës.

Policia Kavajë, salla operative: Është paraqitur ky ankuesi te komisariati jonë dhe po merren oficerët e Policisë Gjyqësore me rastin në fjalë. Janë të dyja palët që kanë konfliktin brenda komisariatit dhe po zgjidhet problemi nga ana jonë. Do vijmë patjetër dhe do të zgjidhet problemi.

Pas komunikimit me sallën operative të Policisë Kavajë, ajo dërgon pas disa minutash OPGJ, Afrim Meçe për verifikim pas 3 vjetësh.

Gazetarja: Ka një vendim gjykate për pezulim punimesh dhe këto janë në process gjyqësor dhe sipas rregullit, në momentin që janë në process gjyqësor, këtu nuk duhet që të vijojnë punimet. Çfarë keni bërë këto 3 vite? Pse duhet të vish sot që ka ardhur Stopi këtu?

Afrim Meçe: Largohuni andej ju.

Gazetarja: Po pse të largohem?

Afrim Meçe: Do të bëjmë veprime. Pse me ne do të rrini ju?

Gazetarja: Ku ke qenë para 3 vjetësh?

Afrim Meçe: Janë referuar materialet në Prokurori.

Më pas gazetarja e “Stop” iu drejtua Policisë Bashkiake të Kavajës që kjo e fundit të njoftojë IMT-në. Drejtori i këtij institucioni, Ylber Nurçe premtoi të marrë masa për heqjen e mjeteve nga prona e Qerim Tabakut.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Kavajë: Unë sa të kthehem në zyrë do njihem me materialet, ndonjë ankesë apo vendim gjykate për këtë pjesë dhe do të veprojë menjëherë sipas ligjeve përkatëse, të flasim me drejtoritë përkatëse për të parë dhe mjetet që si ta bëjmë spostimin e këtij skrepi.

“Stop” u kthye sërish në Kryezi, pasi Qerim Tabaku thotë se pasi problemi u ngrit në emision, firma ndërpreu punimet për një muaj. Por më pas nisi sërish, duke prerë gjithë ullishten.

OPGJ Afrim Meçe ka dalë në konkuzionin që Qerimi i ka letrat false, duke dalë kështu mbi Kadastrën, Gjykatën, dhe Bashkinë. Sipas ekspertes Eda Grimçi, në këtë rast jo vetëm firma, por edhe institucionet kanë shkelur ligjin, duke mos zbatuar vendimin e gjykatës.

Qerim Tabaku: Pas 2 muajsh që është transmetuar ky rast, erdhi bashkia, së bashku me policinë dhe OPGJ-ja dhe ndaloi punimet për 1 muaj. Pastaj vazhduan sërish tek prona. Dje më kanë prerë ullinjtë e komplet pronës dhe për këtë disponoj video. Sot, e gjitha ullishtja është e rrafshuar.

Gazetarja: Ironia më e madhe është që OPGJ-ja Afrim Meçe del me konkluzionin që këto dokumente të qytetarit Qerim Tabaku janë fallco.

Qerim Tabaku: Me aq sa di unë, Afrim Meçe është oficer i Policisë së Kavajës.

Gazetarja: A paguan ti taksa për këtë tokë?

Qerim Tabaku: Po, kam 30 vite qëkur kam marrë pronën, unë paguaj taksa çdo vit. I kam paguar tek komuna kur ishte. Tani që varen tek bashkia, i paguaj në bashki. Unë jam pronari sepse unë kam paguar taksa.

“Stop” shkoi t’i kërkojë llogari Policisë Bashkiake për mosekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Gazetarja: Nuk keni bërë asgjë. Unë doja që ju të hiqnit këtë skrepin, por ky vazhdon akoma që të jetë po këtu, vazhdon dhe operon. Nuk e keni zbatuar titullin ekzekutiv të gjykatës.

Polici bashkiak: E ka marrë në dorë Policia e Shtetit. Për çdo vendim që e merr gjykata në dorë, bie poshtë bashkia dhe do të veprojë Policia e Shtetit.

Gazetarja: Dhe ju jeni palë./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Para
KQZ i dha 48 orë afat për plotësimin e dokumentacionit, Alibeaj: Nuk kemi shkresë zyrtare

KQZ i dha 48 orë afat për plotësimin e dokumentacionit, Alibeaj: Nuk kemi shkresë zyrtare

Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë

Celibashi kërkoi firmën e Bashës që të regjistrojë PD, Alibeaj: Po nëse kryetari sëmuret

Arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi, Ahmetaj: Kam patur vetëm lidhje zyrtare

Kontrolle në banesën e partneres dhe ish-gruas së Ahmetaj, dokumentet që u administruan
















TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com