“Me vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet nga Çarshia e Vjetër e Shkupit.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Shkup në kuadër të samitit të Ballkanit Perëndimor, që është në ditën e dytë të tij.
Sot Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos u shpreh optimiste për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
Në fokus është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.