Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Me vdek nuk hyn dot barrela,” ashensori i pallatit i zë derën zonjës

2024/12/10 at 9:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Me vdek nuk hyn dot barrela,” ashensori i pallatit i zë derën zonjës

“Stop” ndodhet në njësinë numër 10, në rrugën e Kavajës pasi zonja Anxhelina Vezuli tregon, se ka një banesë private që në vitin 1960, pranë së cilës është ndërtuar një pallat 7 katësh pa ashensor në vitin ‘97. Por prej një jave, në pallatin pranë saj, ka nisur ndërtimi i një ashensori nga jashtë, duke i ngushtuar komplet hapësirën para banesës.

“Quhen Anxhelina Vezuli banoj prej viti 1960 këtu me certifikatë pronësie. Ju kemi thirrur për të na ndihmuar sepse karshi portës po ndërtohet një ashensor që nuk e kuptoj se si mund të ndodhë kjo gjë. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1960 kurse pallati është ndërtuar në vitin 1997, pa ashensor,” tha denoncuesja.

Leja për ashensorin është miratuar nga drejtoresha e bashkisë Tiranë, Anisa Lila, por nuk janë verifikuar kushtet e zbatimit të lejes. Anxhelina tregon se ka shkuar në IMT dhe pas verifikimit, mësoi se me lejen e ashensorit është abuzuar sepse projekti i paraqitur në bashki, përmban ashensor brenda ambienteve të pallatit.

“U interesuam tek IMT, bëmë një kërkesë. Në projektin e zbatimit u pa që ishte një shkelje sepse ashensori duhej që të ndërtohej brenda pallatit dhe jo jashtë pallatit. IMT vërtetoi që ky ashensor është i jashtëligjshëm. Unë nesër-pasnesër mund të vdes, as barrela as xhenazja nuk mbahet. Shtëpia jonë është e vjetër dhe ne duan ta rinovojmë, do të fusim karrocën me rërë. Ku ta fus karrocën me rërë unë, ku fus tullat ose diçka që unë do të bëj rregullim në shtëpi?! Ose do ta shes shtëpinë, kush ma ble mua shtëpinë ku unë kam këto kushte ku ai s’ka ku të fusë një karrocë me rërë apo një makinë me rërë. Unë e kuptoj edhe për banorët, më vjen keq që duan ashensor, por ata kur e kanë blerë shtëpinë e kanë pasur parasysh që pallati ka qenë pa ashensor, po të duan le ta bëjnë brenda pallatit. Kërkojmë nga emisioni “Stop” që të na ndihmojë”, shtoi denoncuesja.

Pas zonjës, në IMT shkon gazetarja e “Stop” dhe drejtori tha se subjektit të ashensorit iu vu gjobë e iu la kohë për ta prishur strukturën e ashensorit brenda 10 ditësh. Në të kundërt, ashensori do të prishet nga IMT.

 “Pranë institucionit tonë është paraqitur zonja Anxhelina Vezuli e cila ka depozituar një kërkesë-ankesë, ku pretendon se po ndërtohet një ashensor pranë një objekti ekzistues, i cili ka shkelur kushtet teknike, ka bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve. Nga verifikimi i inspektorëve kemi konstatuar që subjekti nuk ka zbatuar projektin e miratuar sipas deklaratës paraprake. Pra projekti e ka parashikuar ndërtimin e ashensorit brenda kafazit të shkallëve, pra brenda sipërfaqes së ndërtimit. Në këto kushte nga ana e inspektorëve tanë është mbajtur rezervali i konstatimit numër 5552, e cila detyron nxjerrjen e një vendimi me gjobë dhe të vendimit të prishjes të këtij ndërtimi sepse praktikisht ky ndërtim për sa kohë nuk është sipas projektit të miratuar është në shkelje. Pra është një ndërtim i paligjshëm. Ne kemi konstatuar në raste të tjera që ka pasur ashensorë që janë vendosur në fasada, por pa shkelur kushtet urbanistike apo pa cenuar pronën e askujt dhe në këtë rast prandaj është dhënë brenda kafazit të shkallëve sepse ka pasur probleme të kondicionit urbanistik. I është njoftuar subjektit nga ana jonë që të bëjë çmontim vullnetar deri në afatin 10 ditor nga nxjerrja e vendimit me gjobë dhe prishjes. Nëse nuk janë marrë masat që ta çmontojë vullnetarisht dhe ta kthejë territorin në gjendjen e mëparshme ne si IMT marrin vendimin për prishjen e kësaj strukture të paligjshme,” sqaroi Klajdi Meçi, drejtori i Kontrollit të Territorit./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

12 Qershor, 2025 10:50 pm
Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
-U tha në Opinion

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

12 Qershor, 2025 10:45 pm
“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
-U tha në Opinion

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

12 Qershor, 2025 10:34 pm
Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
Aktualitet

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

12 Qershor, 2025 10:31 pm
Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes
-U tha në Opinion

Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes

12 Qershor, 2025 10:16 pm
Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës

12 Qershor, 2025 10:15 pm
Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore
-U tha në Opinion

Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore

12 Qershor, 2025 9:53 pm
Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!
-U tha në Opinion

Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!

12 Qershor, 2025 9:40 pm
Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës
Bota

Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës

12 Qershor, 2025 9:22 pm
Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit
Aktualitet

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

12 Qershor, 2025 9:11 pm
Para
“Po kalbet o burrë”, i moshuari me plagë deri në kockë e pa kurim në azil

“Po kalbet o burrë”, i moshuari me plagë deri në kockë e pa kurim në azil

Mblidhet qeveria kalimtare në Siri, Bashir mesazh Perëndimit: Ne nuk jemi si ISIS

Mblidhet qeveria kalimtare në Siri, Bashir mesazh Perëndimit: Ne nuk jemi si ISIS

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 

Horoskopi ditor, e mërkurë 11 dhjetor 2024 

TE FUNDIT

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
12 Qershor, 2025

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B....

Lexo më shumë

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
12 Qershor, 2025

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau në emisionin “Opinion” në Tv Klan disa nga zhvillimet që po transformojnë zonën...

Lexo më shumë

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
12 Qershor, 2025

Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë në emisionin “Opinion” në Tv Klan foli për disa nga sfidat kryesore të sezonit...

Lexo më shumë

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
12 Qershor, 2025

Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com