Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se kreu i mazhorancës dhe ministri i Brendshëm po bëjnë çdo përpjekje për të penguar hetimet kundër Emiljano Shullazit.
Berisha në një reagim në Facebook duke iu referuar një burimi nga Ministria e Brendshme shprehet se, me urdhër të Ramës, Tahiri po thërret të gjithë personat e përfshirë në dosjen “Shullazi” për të fshehur dokumente dhe për të ndryshuar dëshmi.
Në këmbim të kësaj, Berisha shkruan se personave të përfshirë u premtohen favore në taksa, dogana, tenderë dhe ndërtime.