Kryeministri, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kosovë.
Në pamje shfaqen persona të maskuar, me uniforma dhe me automjete pa targa mes të cilave edhe një autoblindë.
Kurti theksoi se rreth 30 personat që aktualisht vijojnë të qëllojnë ndaj policisë së Kosovës nuk janë kontrabandistë, por qartazi struktura të organizuara që kërkojnë luftë.
“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj të dorëzohen tek organet tona të sigurisë. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë”, shtoi ai.