Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më tha ‘do të të vras’”, zbardhet dëshmia e djalit që vrau babain: Ishte aksident, u panikosa dhe hodha trupin në pus 

2024/09/05 at 10:51 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më tha ‘do të të vras’”, zbardhet dëshmia e djalit që vrau babain: Ishte aksident, u panikosa dhe hodha trupin në pus 

Esmerald Balla, 30-vjeçari që është arrestuar për vrasjen e babait të tij në Shënavlash të Durrësit, ka thënë para grupit hetimor se vrasja e babait të tij ishte aksidentale. 

Në dëshminë e siguruar nga Klan News, mësohet se ai ka thënë se ishte babai që kërcënoi me armë duke i thënë “do të të vras” pas konfliktit për mungesën e parave në banesë, një shumë prej 75 mijë Eurosh. 

Në këtë moment, sipas djalit, u konfrontuan fizikisht dhe arma u shkrep duke qëlluar babain. Esmeraldi i tha policisë e zuri paniku dhe trupin e babait e hodhi në pus. Ai pretendon se ka patur ankth dhe kishte shkuar në spital ku mori medikamente. 

Më pas krijoi alibinë që tashmë dihet, atë të largimit të babait nga banesa me një grua imagjinare. 

“Kemi një fermë të vogël dhe aty punonim të dy bashkë me babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Nga ana ekonomike ishim shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte punët e veta. Unë kam marrë lejen e ndërtimit dhe po ndërtoj një shtëpi të re afër shtëpisë që kemi dhe kanë shkuar mirë. Si kursime familjare kishim rreth 75 mijë Euro. 

Ditë kur e vrava shkova të merrja lekët pasi punëtorët me kërkuan pagesën që kishim rënë dakord sepse kishin mbyllur punimet. Shkova te kasaforta për të marrë paratë dhe t’i paguaja dhe pashë se mungonin 75 mijë Eurot. I thashë babait ku jane paratë? Se di, – më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur dhe aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Në një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh dhe pashë që ishte qëlluar. Aty m’u shemb bota sepse nuk doja të ndodhte ashtu. Mua më kapi paniku dhe nuk dija çfarë të bëja. 

Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus rreth 1 kilometër larg shtëpisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika, i hoqa kartën dhe e hodha edhe telefonin në pus. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain të zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Ju thashë që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri në momentin që u zbulua ngjarja. Më vjen shumë keq, nuk doja të shkonte kështu”, ka thënë në dëshminë e tij Esmerald Balla. 

Krimi i rëndë brenda familjes ka ndodhur rreth ditë më parë, kur më 15 Gusht Esmerald Balla denoncoi në Policinë e Durrësit zhdukjen e babait të tij Enver Balla 62 vjeç, duke u thënë: “Babai u largua me një grua të panjohur dhe nuk e kam parë më”. 

Esmerald Balla e kishte vrarë babain më 13 Gusht. 

Ngjarja e rëndë brenda familjes u zbulua pas vënies në përgjim të familjarëve, pasi hetuesit dyshuan mbi versionin e 30-vjeçarit. Pas zhdukjes së babait u kthye nga Italia edhe djali tjetër, që u tha hetuesve se i kishin shkruar në Instagram nga adresa e një gruaje të panjohur, se babai kishte shkuar me pushime ndaj të mos e kërkonin. 

Policia e Durrësit arrestoi sot edhe një 25-vjeçar Edison Brahaj, banor i zonës dhe shok i autorit, i cili e ndihmoi të transportonte trupin e pajetë të babait dhe ta hidhnin në pus. 

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Ndihmoi të hidhnin trupin e Enver Ballës në pus! Lidhja e 25-vjeçarit me vrasësin, ja çfarë iu gjet në banesë 

Ndihmoi të hidhnin trupin e Enver Ballës në pus! Lidhja e 25-vjeçarit me vrasësin, ja çfarë iu gjet në banesë 

Video/ Panik në ajër gjatë fluturimit për në Greqi, udhëtari tenton të hapë derën e aeroplanit 

Video/ Panik në ajër gjatë fluturimit për në Greqi, udhëtari tenton të hapë derën e aeroplanit 

Emri/ Po pastronte një kanal, 56-vjeçari rrëshqet dhe bie në greminë, gjendet i vdekur kryetari i fshatit Buall 

Babai denoncon largimin e vajzës nga shtëpia, asnjë gjurmë nga e mitura 

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com