Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Me sy të nxirë, dëmtim në kokë e villte gjak”, e moshuara dhunohet nga fqinji me skizofreni

2024/10/08 at 9:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Me sy të nxirë, dëmtim në kokë e villte gjak”, e moshuara dhunohet nga fqinji me skizofreni

Suzana Bajrami, një banore e Peqinit tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se në datën 24 qershor 2024 është dhunuar nga komshiu i saj në momentin që po shkonte të hidhte mbeturinat tek koshi. Ajo thotë se Elis Dushku e ka gjuajtur në fytyrë e stomak pa arsye.


Edhe herë të tjera ai ka dashur ta përzërë nga lagjja se nuk janë e njëjta racë. Zonja thotë se ka përfunduar në urgjencën e Peqinit e më pas në spitalin e Elbasanit dhe ka frikë të dalë nga shtëpia. Vetë autori i ngjarjes mohon akuzat ndërsa fqinjët shprehen se është kundërshtare e tij.

Elis Dushku: Problemi ka qenë…Nuk ka qenë e dhunshme shumë. Më ka ofenduar, më ka vrarë me gurë. Kaq!

Gazetarja: Të ka gjuajtur zonja?

Elis Dushku: Po, më ka sjellë kështu, me gurë.

Gazetarja: Po pse?

Elis Dushku: Arsyeja, ka pasur urrejtje.

Gazetarja: Keni pasur konflikte më parë ju?

Elis Dushku: Jo! Vetëm kaq ka qenë arsyeja.

Gazetarja: Dhe ju e keni gjuajtur?

Elis Dushku: Për të gjuajtur, jo.

Gazetarja: Nuk e keni gjuajtur ju zonjën?

Elis Dushku: Me goditje, jo. S’i kam dhënë goditje.

Gazetarja: Zonja pretendon se ka qenë duke shkuar për të hedhur mbeturinat dhe ju e keni gjuajtur në fytyrë dhe në trup, në datën 24 qershor.

Elis Dushku: Jo, nuk është e vërtetë.

Gazetarja: Po ju jeni shoqëruar në komisariat, apo jo?

Elis Dushku: Jam shoqëruar, se ka bërë ankimimin kjo, kundërshtarja, që…

Gazetarja: Kundërshtarja?

Elis Dushku: Po!

Gazetarja: Po pse e quani kundërshtare?

Elis Dushku: Për arsyen, se më ka kundërshtuar.

Gazetarja: Po pse të ka ofenduar? Pse të ka kundërshtuar?

Elis Dushku: Sa herë, që kaloja rrugës, që dilja nga shtëpia, më ofendonte sa herë më shikonte.

Gazetarja: Çfarë të thotë?

Elis Dushku: Më ofendonte, duke më mbajtur me gurë edhe më shikonte me urrejtje.

Gazetarja: Çfarë ofendimesh?

Elis Dushku: Ofendime. Fjalë të pista, të këqija.

Gazetarja: Ju, nuk e keni ofenduar asnjëherë?

Elis Dushku: Kjo ka qenë arsyeja, që më ka rënë në qafë më përpara.

Gazetarja: Ju ku keni qenë në datën 24 qershor?

Elis Dushku: Këtu kam qenë, duke kryer punët e mia në shtëpi.

Në urgjencën e Peqinit tregojnë se Suzana ka shkuar me syrin e nxirë, dëmtime në kokë e villte gjak, ndaj e kanë nisur për në Elbasan.

Infermierja: Ajo ka pasur shenja në kokë, nxirje syri, dëmtim të kafkës, ankohej për dhimbje.

Gazetarja: Gjak kishte?

Infermierja: Gjak po, kishte dhe gjak. I kemi vënë serumin, i kemi bërë një qetësues dhe e kemi nisur për në Elbasan. Me këto shenja e kemi nisur në Elbasan. Dëmtim të kafkës, syrit, syri ishte i nxirë, i mbyllur komplet me gjak, nofulla ishte e ënjtur, ankohej për dhimbje dhe villte dhe gjak.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë “Stop” mësoi se Elis Dushku është me prapambetje mendore, diagnoza skizofreni.

Qytetari: Si kalove? Interesohem për një pacient! Për Elis Dushkun!

Doktori: E di, që është me epilepsi dhe skizofreni, në mos gaboj. Ja të verifikoj diçka!

Qytetari: Ok!

Doktori: Ta jap kështu verbale, meqë… Është me problem psikike-epileptike. Si e ka Elis..?

Qytetari: Dushku!

Doktori: Ky është ai, që rrahu atë…

Qytetari: Suzanën!

Doktori: Informacion elektronik nuk ka. Te diagnozat kronike del me … është i paaftë mendor. Merr mjekim për çrregullime skizofrenike.

Qytetari: Nuk duhet të ishte brenda kështu në një spital psikiatrik ky?

Doktori: Ky me këtë lloj diagnoze, në momentin, që kapin kriza.., he ky, mesa kam informacion unë, se s’është pacienti im, ka mbi 2-3 javë, që ka qenë me kriza. Në momentin, që bëhen agresivë, këto duhet të shoqërohen dhe çohen në spital.

Zonja e dhunuar u drejtua në komisariat dhe nga punonjësi pohohet se agresori është shoqëruar për herë të dytë në komisariat.

Punonjësi: Unë e kam shoqëruar personin në komisariat. E kam mbajtur 12 orë dhe e vendos prokurori, se ça do të bëhet. Po e çoi gjykata mjekim të detyrueshëm, ai do shkojë në spital. Ia kam bërë të qartë Elisit unë. Elisi nuk ka punë me ty. Se ti je në pleqëri, je në hallin tënd, në punën tënde, nuk ngacmon njeri. Elis Dushkun, unë e kam sjellë forcërisht në komisariat, jo një herë, por dy herë. Një herë, që pati konfliktin te bashkia, dhe një herë në rastin tënd.

Në raportin e Drejtorisë së Përgjithshme nuk rezulton rasti i dhunës së zonjës e ndërkohë kjo mohohet nga shefi i komisariatit, i cili këmbëngul se rasti është referuar.

Shefi i komisariatit: I kemi referuar materialet në prokurori. Do kthehet shefi i krimeve, se jemi në kontroll territori.

Emisioni “Stop” ka zbuluar se Elis Dushku ka qenë punonjës policie në burgun e Peqinit deri në vitin 2018 kur është shkarkuar për shkelje të etikës. Burime informacioni bëjnë me dije se arsyeja ka qenë dhuna e Elis Dushkut ndaj njërit prej kolegëve në burgun e Peqinit./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Bukë misri, domate e fostoksinë, helmet e ndaluara shiten me ushqimet

Bukë misri, domate e fostoksinë, helmet e ndaluara shiten me ushqimet

Ergys Mërtiri: Protesta ishte fitore për Berishën, por i shërben Edi Ramës

Ergys Mërtiri: Protesta ishte fitore për Berishën, por i shërben Edi Ramës

Protesta e opozitës/ Abilekaj: E djeshmja ia arriti qëllimin, por e sotmja ishte…

Protesta e opozitës/ Abilekaj: E djeshmja ia arriti qëllimin, por e sotmja ishte…
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com