Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 449 qytetarë dhe janë regjistruar 129 të reja me COVID-19.
Ndërsa numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fudit në Kosovë është 152.
IKShPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 9 viktima nga Covid-19.
Në total Kosova ka regjistruar 11,545 raste me Covid-19 nga të cilët 410 kanë humbur jetën dhe 7,343 janë shëruar. Aktualisht janë 3,792 raste aktivë. /Opinion.al