Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më shumë se 800 mijë turistë në Berat në 2023”, Rama: 35 bujtina të reja do të hapin dyert

2024/03/08 at 7:57 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më shumë se 800 mijë turistë në Berat në 2023”, Rama: 35 bujtina të reja do të hapin dyert

Kryesocialisti, Edi Rama ka ka zhvilluar takime me Organizatat Socialiste në Berat në kuadër të asaj që e quan “procesi i rienergjitizimit të PS-së”.  Rama tha gjatë fjalës së tij u shpreh se Berati është në trasformim, prej të cilit po merr rezultat.

Më tej, Rama ka thënë se gjatë vizitës në Berat ishin me kryetarin tek kantieri i Tregut të Gjelbër që do të ketë 120 vende për prodhimet e fermerëve, teksa ka shtuar se kanë diskutuar për vazhdimin e punës me një pikë moderne grumbullimi e përpunimi të vajit të ullirit.

Në takimin me Organizatat Socialiste, kryeministri Rama e ka vënë theksin dhe tek çështjet më kryesore të vendit.

“Sot në Berat kam ardhur pas jo shumë kohësh, por kam marrë një kënaqësi të veçantë për hir të vërtetës sepse shumë nga gjërat që kemi imagjinuar e pastaj projektuar, e pastaj planifikuar për të vënë në zbatim, e pastaj vënë në zbatim ose që janë në zbatim e sipër, kanë filluar të krijojnë pamjen e mozaikut të një Berati që është në një transformim prej të cilit po merr gjithmonë e më shumë rezultat. Në 2023-shin Berati ka kaluar pragun e 800 mijë turistëve. Një shifër që askush nuk do ta imagjinonte dot. Po ashtu, volumi i kredive të marra nga familjet për të investuar në transformimin e banesave tradicionale, karakteristike në bujtina është mbresëlënës. Aktualisht janë 35 bujtina të reja që hap pas hapi do të hapin dyert e janë në proces. Ajo që është akoma më e kënaqshme është që gjithë ky proces, përveç volumit, ka edhe një qasje shumë të saktë nga pikëpamja e ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, por edhe e futjes së të resë me shumë kujdes duke krijuar shije, duke krijuar atraksion. Ishim me kryetarin tek kantieri i Tregut të Gjelbër të Beratit, që do të ketë 120 vende për prodhimet e fermerëve dhe ndërkohë po aty, diskutuam për vazhdimin e punës me një pikë moderne grumbullimi e përpunimi të vajit të ullirit e përpunimit të ullirit. Duhet të garantohet zinxhiri i vlerës e për këtë, në këtë rast, duhet të krijohen kushtet optimale që vaji të grumbullohet, të përpunohet e që pastaj fuqia shitëse e prodhuesve të rritet.Nga ana tjetër, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të jetës së vetë nga pikëpamja e jetës së vetë si shtet sepse ka hyrë në fazën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, por bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian që quhen ndryshe negociata, nuk janë negociata si mes dy palëve që bëjnë biznes apo dy palëve që duan të merren vesh për një çështje të natyrës politike. Janë negociata apo bisedime më saktë që e kanë të përcaktuar rolin e palëve. Bashkimi Europian thotë duhet të bësh këtë, këtë, këtë e ti nuk mund të thuash “jo, dua të bëj këto të treja, por këto dy të tjerat nuk dua t’i bëj”, sepse ndryshe nuk anëtarësohesh. E këto detyra janë të vështira dhe faza e bisedimeve nuk është një fazë që përfshin thjesht dhe vetëm detyrat e qeverisë sepse në Bashkimin Europian nuk do hyjë qeveria, do hyjë Shqipëria, e qeveria përfaqëson vetëm një pjesë të aktorëve që përbëjnë sistemin e Shqipërisë. Është qeveria, është Parlamenti, është gjyqësori, por edhe këto të treja bashkë nuk janë e gjitha sepse është sektori publik, por është edhe sektori privat dhe procesi i anëtarësimit ka detyrime të rënda edhe për sektorin privat, për bizneset, për cilësinë, për teknologjinë, për certifikimet, standardet, garancitë. Të gjitha këto kërkojnë lidership, të gjitha këto kërkojnë fuqi e të gjitha këto kërkojnë mbështetje, si shprehje e vetëdijes së shumicës dërrmuese të popullit që po, këto gjëra duhen bërë! Ne sot kemi një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi patur kurrë. Edhe ky pozicion ndërkombëtar duhet konsoliduar! Nuk duhet të jetë çështje thjesht e një momenti suksesi të një qeverie në Shqipëri, por duhet të jetë profili i Shqipërisë, profil i konsoliduar i Shqipërisë.  Për këto e arsye e mund të numëroj pafund, ne kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Kur them ne, them ne socialistët. Ne, Partia Socialiste. Ne jemi këtu për të bërë ç’mos që të bëjmë gjithçka që e sotmja të bëhet më e mirë, por mbi të gjitha të bëjmë të pamundurën që e nesërmja të jetë e garantuar”,-tha Rama.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Si lindi 8 Marsi dhe pse festohet pikërisht në këtë datë?

Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Si lindi 8 Marsi dhe pse festohet pikërisht në këtë datë?

Italia “blindon” vendin e parë në UEFA, priten pesë skuadra në Champions League

Italia "blindon" vendin e parë në UEFA, priten pesë skuadra në Champions League

VIDEO/ Pesë persona humbën jetën nga pakot e ndihmave në Gaza

VIDEO/ Pesë persona humbën jetën nga pakot e ndihmave në Gaza

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com