Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më shumë se 8 orë tension dhe përplasje, çfarë ndodhi tek Teatri Kombëtar

2019/07/24 at 5:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Më shumë se 8 orë tension dhe përplasje, çfarë ndodhi tek Teatri Kombëtar

Që prej mëngjesit të kësaj të mërkure, deri në orët e pasdites, momente të forta tensioni u regjistruan përpara godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, ku pati përplasje mes forcave të policisë dhe një grupi artistësh dhe qytetarësh që kundërshtojnë projektin e qeverisë për të prishur godinën ekzistuese dhe ndërtimin aty, në kuadër të një kompleksi të madh pallatesh shumëkatëshe, dhe të një ndërtese të re moderne të Teatrit.

Gjithçka nisi kur pranë godinës së Teatrit u shfaqën forca të policisë së Rendit për të siguruar hyrjen e disa punonjësve të administratës të ngarkuar me procesin e inventarizimit të materialeve.

Artistët dhe disa qytetarë të cilët e kishin kaluar natën në oborrin e Teatrit, tentuan dhe ata të hynin brenda “për të parë se çfarë po bënin aty punonjësit e administratës”. Përplasjet vijuan për një kohë të gjatë, ndërsa numri si i artistëve dhe qytetarëve protestuesë ashtu dhe i forcave të Rendit, të cilëve ju bashkua dhe policia Bashkiake, erdhi në rritje.

Situata pati çaste të forta acarimi, kur policisë ju desh të largonte me forcë artistët që kërkonin të hynin në godinë. Aktori dhe regjisori i njohur Edmond Budina, tha se forcat e policisë e kishin “tërhequr zvarrë”.

Protestës para Teatrit iu bashkuan dhe përfaqësues të opozitës dhe më pas dhe kryetari demokrat Lulzim Basha.  Ndërsa situata erdhi duke u qetësuar, disa artistë dhe qytetarë mundën të hyjnë në godinën e Teatrit nga një prej dritareve anësore. Prej andej ata hapën nga brenda derën kryesore. Që nga ky moment policia nuk bëri më rezistencë dhe protestuesit hynë në mjediset e Teatrit, duke qëndruar në sallën e shfaqjeve.

Më vonë gjatë pasdites ata denoncuan faktin se është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe se përqark godinës ka patur shtim të forcave të policisë.
Për situatën e krijuar ndërhyri dhe presidenti Ilir Meta. “Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme”, shkruajti Kreu i Shtetit në një postim në Facebook.

Më pas në orën 13:00, Meta u paraqit në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot, i cili është në koherencë të plotë me përpjekjet e mia të vahdueshme e të qëndrueshme në raport me parlamentin, qeverinë e institucionet vendore të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit, në dhunim të rendit kushtetues të vendit, të akteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe njëkohësisht në kundërshtim të plotë dhe me interesat kombëtare të vendit, pasi ligji për shkatërrimin e Teatrit, është një simbol, një kryevepër ku si asnjëherë tjetër më parë kryhet një krim kushtetues, kombëtar e kulturor dhe e gjitha kjo vetëm në interesa të asaj që mund të quhet Shtet i oligarkëve”, deklaroi Meta në dalje nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të mund të merret me këtë kërkesë, në rastin më të mirë në vjeshtë kur dhe pritet të rinisë të funksionojë.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama reagoi duke rikonfirmuar këmbënguljen për ta çuar deri në fund realizimin e këtij projekti.

Debati për Teatrin ka nisur që prej fillimit të vitit të shkuar, kur qeveria bëri të njohur projektin për shembjen e tij dhe ndërtimin e një godine të re, pas së cilës qëndron një projekt i paracaktuar për një kompleks ndërtimesh shumëkatëshe që do të ngrihen nga kompania private “Fusha”. Qeveria ka këmbëngulur gjatë gjithë kohës se projekti ka qenë një ofertë e pa kërkuar e kompanisë “Fusha”, me pretendimin se ajo ka një pjesë të pronësisë mbi truallin, ndonëse jo më shumë se tre përqind.

Por faktet kanë dëshmuar se ajo ka qenë një ofertë e koordinuar më parë me qeverinë e cila fillimisht paraqiti një ligj të posaçëm i cili u kritikua dhe nga Komisioni europian, për shkak se projekti shmangte një garë të hapur. Socialistët bënë më pas ndryshime në ligj, duke vendosur hapjen e një gare, por e gjitha duket të jetë vetëm në letër, pasi asnjë konkurrent tjetër nuk plotëson të paktën kushtin që të marrë miratimin e të gjithë pronarëve të truallit, pasi i duhet të marrë leje dhe nga kompania Fusha./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Para
E përfituar nga aktiviteti kriminal, sekuestrohet 700 mijë euro pasuri

E përfituar nga aktiviteti kriminal, sekuestrohet 700 mijë euro pasuri

Temperaturat e larta “i marrin frymën” Evropës

Temperaturat e larta “i marrin frymën” Evropës

Fëmijët e Princ William e kanë takuar Archien 2 muaj pas lindjes së tij

Fëmijët e Princ William e kanë takuar Archien 2 muaj pas lindjes së tij

TE FUNDIT

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com