Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më shumë se 50 shqiptarë humbën jetën nga COVID-19 në SHBA

2020/05/09 at 8:52 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Më shumë se 50 shqiptarë humbën jetën nga COVID-19 në SHBA

Më shumë se 50 shqiptarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut humbën jetën nga COVID-19 në SHBA. Është kjo shifra që bëhet publike nga Ambasadorja jonë në këtë vend Floreta Luli Faber, e cila ndër të tjera shkruan se mes tyre gjenden edhe emrat e mjekut Raif Krasniqi 77 vjeç dhe  Agron Vraja 51-vjeçari, anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë.

Në një publikim në rrjetet sociale, Ambasadorja shprehet: “Pavarësisht se Covid-19 ka filluar të humbasë fuqinë vepruese për këtë sezon, për disa anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët Amerikën e kanë parë gjithmonë si tokën e lirisë dhe të ëndrrave, kujtimet e kësaj periudhe do të jenë të dhimbshme.

Është mbi 50 numri total i bashkëkombasve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut që kanë humbur betejën me virusin, duke kaluar edhe numrin total të vdekjeve në Shqipëri. Me këtë rast, i shprehim ngushëllimet e thella dhe të sinqerta të gjithë familjarëve dhe miqve të tyre. Përveç dhimbjes së madhe, në shumë raste ata nuk kanë mundur as t’i thonë lamtumirën e fundit të dashurve të zemrës.

Ndërmjet tyre, Agron Vraja (51), anëtari i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe Doktor Raif Krasniqi (77) kanë humbur jetën teksa ishin vizitorë në Nju Jork tek familjarët e tyre. Përveçse u larguan nga kjo jetë dhe askush nga të afërmit nuk mundi t’i qëndronte afër në momentet e vështira të sëmundjes, për shumë arsye, ata nuk mund të varroseshin në Nju Jork. Bashkë me to, edhe dy qytetarë shqiptaro-amerikanë, Ponari (47) dhe Vuktilaj (53) kishin lënë amanet – trupat e tyre duhet të ktheheshin në Shqipëri”.

Ndërsa njofton se pjesa më e madhe e qytetarëve me origjinë shqiptare që humbën jetën me Covid-19 do të prehen në tokën amerikane, Ambasadorja shkruan se është bërë i mundur riatdhesimi i trupave të 4 bashkëkombasve të sipërpërmendur, që tashmë do të prehen në atdhe. /Opinion.al

Etiketa: amerikehumben jetenshqiptare

Ju sugjerojmë

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza
Bota

Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza

5 Shtator, 2025 5:02 pm
Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona
Bota

Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona

5 Shtator, 2025 4:47 pm
Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës
Bota

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

5 Shtator, 2025 3:44 pm
Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
Rajoni

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

5 Shtator, 2025 2:44 pm
Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
Aktualitet

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

5 Shtator, 2025 2:32 pm
Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
Kryesore

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

5 Shtator, 2025 2:07 pm
Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
Bota

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

5 Shtator, 2025 1:25 pm
Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
Bota

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

5 Shtator, 2025 1:08 pm
18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
Bota

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

5 Shtator, 2025 1:00 pm
Para
COVID-19/Ndalimi i qarkullimit në BE do të zgjatet

COVID-19/Ndalimi i qarkullimit në BE do të zgjatet

Dita e Europës, Meta për Michel: Përpjekje për të favorizuar reformat

Dita e Europës, Meta për Michel: Përpjekje për të favorizuar reformat

Lajm i mirë vjen nga mjekët rusë:Virusi bëhet inaktiv mbi 30 gradë celcius

Lajm i mirë vjen nga mjekët rusë:Virusi bëhet inaktiv mbi 30 gradë celcius

TE FUNDIT

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
5 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në përputhje me garancitë e...

Lexo më shumë

Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza

Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza
5 Shtator, 2025

Viktimë e urisë në Gaza ka mbetur dhe akademiku palestinez, shkrimtari dhe poeti Omar Harb: Mediat lokale thonë se lektori...

Lexo më shumë

Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona

Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona
5 Shtator, 2025

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se 19 persona janë vrarë sot si pasojë e një sërë sulmesh ajrore...

Lexo më shumë

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës
5 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, po riemërton Pentagonin duke e shndërruar atë në Departamentin e Luftës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com