Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më shumë se 38 mijë viktima nga tërmeti në Siri e Turqi, arrestohen 100 ndërtues

2023/02/12 at 8:56 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Më shumë se 38 mijë viktima nga tërmeti në Siri e Turqi, arrestohen 100 ndërtues

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë të hënën e kaluar, më 6 shkurt, është rritur në 38,905 pas vlerësimeve të fundit të deklaruara.

Në Turqi janë 29,605 viktima të konfirmuara, ndërsa në Siri pothuajse 9,300.

Këtu, në veçanti, numri i viktimave “do të vazhdojë të rritet ndërsa ne kemi akses” në zonat e prekura, tha menaxheri rajonal i urgjencës i OBSH-së Rick Brennan, i cituar nga SkyNeës, gjatë një konference për shtyp në Damask.

Të shtunën më 11 shkurt një zyrtar i OKB-së tha se këto shifra mund të dyfishohen. “Mendoj se është vërtet e vështirë të vlerësohet me shumë saktësi sepse ne ende duhet të gërmojmë nën rrënoja, por jam i sigurt se (numri i të vdekurve) do të dyfishohet ose do të shkojë më tej”, tha përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths.

Autoritetet turke arrestuan dje më shumë se 100 ndërtues në 10 provincat e prekura nga tërmeti i së hënës së kaluar. Këta janë persona të lidhur me disa prej ndërtesave të shembura, të dyshuar se kanë shkelur rregullat e ndërtimit në vend. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Anadolu.

Në të vërtetë, Ministria e Drejtësisë ka autorizuar rreth 150 prokurorë vendas për të ngritur “njësi hetimore për krimet e lidhura me tërmetet”. Prokurorët do të jenë në gjendje të nisin çështje penale kundër të gjithë “ndërtuesve dhe autorëve” të shembjes së ndërtesave që nuk  kanë respektuar kodet ekzistuese, të prezantuara pas një fatkeqësie të ngjashme në 1999.

Një sipërmarrës i tillë është Mehmet Yasar Coskun, i cili është përgjegjës për ndërtimin e një godine luksoze 12-katëshe me 250 apartamente në provincën Hatay që u rrafshua nga tërmeti. Burri u arrestua të premten në aeroportin e Stambollit teksa po përpiqej të largohej nga vendi për në Mal të Zi, tha Anadolu. Prokurorët e Stambollit urdhëruan arrestimin e tij pasi zbuluan planet e tij të fluturimit./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Portieri 25-vjeçar ndërron jetë në fushë pasi pret penalltinë

Portieri 25-vjeçar ndërron jetë në fushë pasi pret penalltinë

Video/ Momenti i tërmetit në Turqi, infemieret nxitojnë të mbrojnë bebet në inkubator

Video/ Momenti i tërmetit në Turqi, infemieret nxitojnë të mbrojnë bebet në inkubator

“Ka një vit e gjysmë që nuk fle me mua”, 78-vjeçari ankohet se nuk ka intimitet me bashkëshorten

“Ka një vit e gjysmë që nuk fle me mua”, 78-vjeçari ankohet se nuk ka intimitet me bashkëshorten

TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com