Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më shumë kontrabandë në Rinas dhe Durrës, gjetjet e “Crown Agents”

2016/02/13 at 11:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Më shumë kontrabandë në Rinas dhe Durrës, gjetjet e “Crown Agents”

Më shumë kontrabandë në Rinas dhe Durrës – “Objektivi ynë referuar gjetjeve është 75 për muaj, apo mbi 1800 gjetje për dy vjet”, njofton “Crown Agents”. Kjo mbështetet në një përllogaritje paraprake se 20% e kontrolleve duhet të rezultojnë në gjetje ose të mashtrimit me të ardhurat ose shpërdorimin. Sipas “Crown”, “Në të vërtetë, e kemi tejkaluar këtë objektiv me 136% dhe në total kemi kryer 4263 gjetje”


“Crown Agents” deklaron se ka rritur të ardhurat e doganave me rreth 32 milionë euro, vetëm nga operacionet që ka kryer në terren. Në një deklaratë të bërë dje, me rastin e përfundimit të kontratës dyvjeçare, kompania britanike njofton se “të gjithë objektivat operativë, jo vetëm që u përmbushën, por edhe u tejkaluan ndjeshëm, veçanërisht numri i rasteve të zbuluara të mashtrimit dhe shpërdorimit, i cili ishte mbi 4,500”.

“Si rezultat i rasteve të zbuluara prej nesh gjatë kësaj periudhe, është bërë i mundur identifikimi dhe mbledhja e një shume më të madhe të ardhurash se sa vlera e vetë kontratës.

Duke marrë parasysh këtë, nuk ka pasur kosto efektive për taksapaguesit e rregullt shqiptarë. Të vetmit që kanë paguar janë ata individë të cilët po përpiqeshin të shmangnin detyrimet e tyre”, theksohet në njoftimin e “Crown Agents”. Kompania deklaron se i ka ofruar Administratës Doganore dhe Qeverisë Shqiptare asistencë në shumë fusha, përfshirë: masat për parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit, standardet profesionale, burimet njerëzore, analizën e riskut, kontrollet e akcizës. “Një pjesë e madhe e operacioneve doganore nuk kanë të bëjnë vetëm me të ardhurat, por edhe me ndikimin që zbulueshmëria sjell në respektimin në tërësi të ligjit dhe gjithashtu në faktin që kjo mund të parandalojë ose së paku të ndërpresë veprimtari mashtruese në të ardhmen”, nënvizohet në këtë deklaratë. “Bazuar në gjetjet tona vlerësojmë se kemi identifikuar përafërsisht 32 milionë euro të ardhura dhe gjoba. Kjo shifër është pothuajse katër herë sa vlera e kontratës tonë”, thotë deklarata. Identifikimi i të ardhurave dhe shkeljeve, sipas “Crown Agents”, jo domosdoshmërisht përkthehet në të ardhura. “Stafi i Degëve Doganore mund të mos i merrte parasysh këshillat tona duke mos aplikuar masat e rekomanduara, disa importues mund të apelonin kundër vendimeve, disa mund të padisnin doganat në gjykatë për të kthyer mbrapsht vendimet, ndërsa disa të tjerë thjesht mund të shpallnin falimentin ose të zhdukeshin me qëllim që të shmangnin shlyerjes së detyrimeve. Të gjitha këto çështje janë adresuar gjatë kohëzgjatjes së programit, duke sjellë në një përmirësim të dukshëm të nivelit të të ardhurave”, deklaron “Crown Agents”. “Ky total (32 milionë euro) lidhet vetëm me të ardhurat e identifikuara drejtpërdrejt nga grupet tona operative. Nuk përfshin impaktin më të gjerë që ka pasur parandalimi i rrjeteve informale të furnizimit, shkatërrimi i rrjeteve të kontrabandës dhe i zyrtarëve të korruptuar, si edhe hetimet e mëtejshme të cilat u ndërmorën si rezultat i gjetjeve tona fillestare”, deklaron “Crown Agents”.

Ndër rastet që nuk lidhen direkt me të ardhurat, sipas “Crown Agents”, përfshihen shkeljet e të drejtave të pronësisë intelektuale, mallrave të ndaluara si droga, lëvizja e parave cash duke tejkaluar limitin e lejuar, medikamente të palicencuara dhe të falsifikuara, dhe mbi të gjitha mallra të pasigurta për konsumatorin. Po ashtu, përfshihen lodrat për fëmijë me fisha elektrike të pasigurta, produkte për higjienën e femrave me origjinë të dyshimtë, verë dhe raki të prodhuar në vend (pa pullë fiskale) apo edhe fishekzjarrë të sjella nga importues të paautorizuar.

Të gjitha këto produkte përbëjnë rrezik të vërtetë dhe të menjëhershëm për konsumatorët. “Crown Agents” rendit si sukses edhe bllokimin e makinave që qarkullonin me targa të huaja, që përbënin rrezik edhe për sigurinë, përveç mospagimit të taksave. Sipas “Crown Agents”, numri i zbulimeve të bëra ishte 136% më i lartë se objektivat e përcaktuar nga qeveria, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura të subjekteve tregtare e të tjerëve për t’i penguar të punonim në mënyrën e duhur. “Rezervohemi të bëjmë komente të tjera për momentin duke qenë se po merremi përgatitjen e të gjitha raporteve të nevojshme të cilat do t’i dorëzohen qeverisë shqiptare”, deklaron “Crown Agents”.



Ju sugjerojmë

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit
InstaBIZ

Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit

31 Janar, 2026 2:24 pm
Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah
Sport

Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah

31 Janar, 2026 2:21 pm
Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt
Aktualitet

Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt

31 Janar, 2026 2:13 pm
Para
Si u var Haxhi Qamili?

Si u var Haxhi Qamili?

Për kë u mbulua Floriana Garo?!

Për kë u mbulua Floriana Garo?!

Tubimi/ Aleanca Kuq e Zi: Mr. Kerry mos tako politikanët e korruptuar

Tubimi/ Aleanca Kuq e Zi: Mr. Kerry mos tako politikanët e korruptuar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
31 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një...

Lexo më shumë

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
31 Janar, 2026

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Jeffrey Epstein planifikonte ta shpërndante pasurinë e tij te një...

Lexo më shumë

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
31 Janar, 2026

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është mbyllur pjesërisht, pavarësisht një marrëveshjeje financimi të miratuar nga Senati. Ndërprerja e financimit filloi...

Lexo më shumë

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
31 Janar, 2026

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com