Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnje-Plug.
Mësohet se shtetasi Feti Rramanaj, 76 vjeç, është aksidentuar me mjetin tip “Benz”, ndërsa është transportuar me plagë të lehta në spital, jashtë rrezikut për jetën.
I vetëm në makinë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normën, duke sjellë daljen nga rruga kryesore dhe përfundimin 400 metra brenda tokave bujqësore.