Është bërë publike video e automjetit “BMW” që me shpejtësi ngjiti digën e Liqenit dhe u përplas në bordurë.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm dhe është konsideruar si i frikshëm pasi drejtuesi po ngiste me një shpejtësi skëterrë.
Drejtuesi i mjetit, Eldi Allushi është larguar nga aksidenti i palënduar, madje ai ka marrë edhe targat e “BMW” me vete. Mësohet se automjeti nuk është në emër të të riut, ndërsa ky i fundit është në kërkim nga policia.
Dyshohet se Allushi ka qenë duke ngarë nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit. Policia është në kërkim të të riut, i cili në momentin e aksidentit po ngiste me një shpejtësi 240 km/h./Opinion.al