Një grua 50-vjecare kallëzon penalisht në prokurorinë e Krimeve të Rënda Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin.
Në kallëzimin dhe dëshminë pasuese të dhënë nga gruaja para kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, gruaja banuese në Tiranë, e cila është marrë në mbrojtje nga prokuroria, ka thënë se Emiljano Shullazi i ka rrëmbyer një pronë me vlerë rreth 950 mijë euro në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë, raporton panorama.
Sipas dëshmisë së gruas pas një viti kërcënime e presione që i janë bërë asaj në një proces në gjykatën Administrative në lidhje me pronën në fjalë, ajo është hedhur në emër të Gilmando Danit.
Kallëzimin e saj gruaja 50-vjecare banore e Tiranës e ka bërë edhe për gjyqtaren që ka shqyrtuar cështjen e saj në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë (padi e shtetases ndaj Hipotekës së Tiranës për mosregjistrimin e pasurisë në fjalë).
Sipas kallëzimit kjo gjyqtare ka ndryshuar rrjedhën e procesit në lidhje me pronën pas ndërhyrjeve nga Shullazi e Gilmando Dani.
Pas padisë së bërë nga Jani Zika në 3 shkurt 2016, ky është kallëzimi i dytë penal që bëhet në prokurori ndaj Emiljano Shullaziti cili po hetohet për gjobëvënie edhe ndaj 4 biznesmenëve që nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim ndaj tij edhe pse janë ftuar nga prokuroria.