Suela Saliaj është 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga bashkëshorti në SHBA. Ajo ishte me profesion bankiere.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme, ku autoritetet amerikane nisën menjëherë hetimet për të kapur dhe vënë përpara përgjegjësisë autorin Renato Muhaj.
Çifti i bashkëshortëve kishin dhe një vajzë së bashku.
Pas ngjarjes së rëndë 34-vjeçari sulmoi dhe prindërit e tij, rrëmbeu vajzën dhe u largua.
Ai mundi të arrestohej më vonë nga policia amerikane, ndërkohë që vajza u mor nën kujdesje nga punonjësit socialë.
Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, kjo pasi autoritetet kanë qenë tepër të rezervuar në dhënien e informacioneve për mediat.
Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, vend ku jetonin dhe familjarët e saj, prindërit dhe vëllai. Ajo kishte një eksperiencë më shumë se 5-vjeçare në sistemin bankar, në shërbimin e klientit.
Fillimisht policia mori informacion për dhunë në familje dhe shkoi në banesën e prindërve të 34-vjeçarit.
Pasi konstatimit të vrasjes së 32-vjeçares, nisën kërkimet për gjetjen e vajzës.
Efektivët i janë vënë pas 34-vjeçarit dhe e kanë lokolizuar përmes telefonit.
Rreth orës 8:30 të mëngjesit, Renato Muhaj u zbulua se ndodhej mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearëater.
Policia shkoi në vendngjarje ku bëri të mundur arrestimin dhe shpëtimin e vajzës së mitur.