Ndryshe nga hera e fundit, deputeti i PD-së, Dashnor Sula për të protestuar në Kuvend ka zgjedhur të shkojë në sallë me presh, lopatë e qepë në dorë.
Sula zgjodhi këtë formë proteste pasi në seancën e sotme parlamentare do të diskutohet projektbuxheti 2025.
Sula shtoi se edhe pse është rritur pagesa për vjeljen e ullinjve, periudhë kjo e ngarkuar për fermerët e zonës së Peqinit dhe Belshit, sërish nuk është e mundur gjetja e punëtorëve.
“Periudha e vjeljes së ullirit, 30 mijë lekë kuintali i vjeljes dhe sërish nuk ka persona për të kryer punën. Litri i vajit po bie dhe do të jetë i tmerrshëm sërish ky vit për të ardhurat e bujqve”, tha ai.