Deputeti i PS, Bujar Çela ka mbërritur në spitalin e Traumës ku do t’i nënshtrohet një trajtimi mjekësor më të specializuar.
Mësohet se deputeti ka marrë plagë të rënda, por deri më tani gjendja e tij është stabilizuar. Njëkohësisht me Çelën te Trauma ka ardhur dhe autoambulanca me një tjetër të plagosur.
Pak më parë u raportua lajmi tragjik i vdekjes së 24 vjeçarit Elidon Hoxha, djali i Roland Hoxhës i cili ndërroi jetë që në momentet e para të shpërthimit masiv. Një depozitë shpërtheu në flakë në orën 16:05 pasi vinçi ku ndodheshin babë e bir preku linjën e tensionit të lartë, në kantierin ku po ndërtohej një objekt.