Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri është fotografuar me armë në brez, gjatë protestës kundër ndërtimit tek parkut të lojrave tek liqeni.
Menjëherë pas publikimit të pamjeve, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se deputeti Strazimiri është pajisur me armë për shkak të detyrës, por ligji “Për armët” është shfuqizuar dhe ai duhet ta kishte dorëzuar atë deri më 25/ 03/ 2016, pranë Komisariatit nr 3 në Tiranë.
Rreth mbrëmjes policia e Tiranës e procedoi penalisht deputetin për “armëmbajtje pa leje”.