Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më pak se 20% e bizneseve kërkuan ristrukturim të kredive

2020/11/16 at 7:51 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Më pak se 20% e bizneseve kërkuan ristrukturim të kredive

Më pak se 20% e bizneseve kredimarrëse në sektorin bankar kanë kërkuar ristrukturimin e kreidve bankare pas shpërthimit të pandemisë.

Banka e Shqipërisë ka kryer një anketë me nëntë banka tregtare, si pjesë e vjrotimit periodik të aktivitetit kreditues.

Synimi i saj ishte mbledhja e opinionit të sektorit bankar mbi ndikimin e pandemisë në financat e bizneseve kredimarrëse në banka, si edhe mbi efektivitetin e pritur të instrumenteve të ndryshme për nxitjen e kreditimit.

Tetë prej nëntë bankave që morën pjesë në pyetësor, të cilat zotërojnë rreth 72% të totalit të kredisë akorduar bizneseve, raportuan se pjesa e klientëve të tyre të cilit kishin nevojë për ristrukturim, apo kishin ristrukturuar kreditë aktuale, luhatet në intervalin 0 deri në 20%. Vetëm një bankë u shpreh se klientët e saj që kishin nevojë për të ristrukturuar kreditë aktuale luhateshin në intervalin 21%-40%.

Megjithatë, përtej kërkesave të bizneseve për ristrukturim, bankat vlerësojnë se impakti i krizës në të ardhurat e sipërmarrjes ka qenë i konsiderueshëm. Sipas opinionit të shumicës bankave të pyetura, pandemia ka pasur një ndikim negativ në të ardhurat e rreth 40% deri në 60% të bizneseve kredimarrëse.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë kredia për biznese është rritur me 6.9% krahasuar me një vit më parë, normë kjo 0.4 pikë përqindje më e ulët se një tremujor më parë. Ky ngadalësim pasqyroi frenimin e kredisë për likuiditet dhe ilustron përmirësimin e të ardhurave dhe flukseve financiare të bizneseve në këtë periudhë. Ndërkohë, kredia për investime ka shfaqur performancën më të mirë, me një rritje prej 8.8%. Kushtet e favorshme monetare dhe avantazhet e ofruara nga skemat e prezantuara nga qeveria kanë ndihmuar si kredinë për biznese ashtu edhe individët.

Sipas opinionit të bankave, faktori më i rëndësishëm që pritet të përcaktojë ecurinë e kredisë në të ardhmen është performanca e treguesve makroekonomikë, e lidhur kryesisht me ecurinë e sektorëve specifikë të ekonomisë. Rëndësia e këtij faktori vlerësohet në nivelin 4.4 nga një maksimum prej 5. Po ashtu, politikat mbështetëse ekonomike janë vlerësuar si faktor i rëndësishëm për zhvillimet në tregun e kredisë. Bankat gjykuan se faktori më pak i rëndësishëm ndër ta, ishte ai i lidhur me ecurinë e kredive me probleme apo shëndetin e bilancit të vetë bankave. Mesatarisht, ky faktor u vlerësua i një rëndësie prej 2.9, duke sugjeruar se bankat nuk e shohin bilancin e tyre si faktor pengues në kreditim./Monitor

Ju sugjerojmë

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
Para
Obama: Nuk do të jem pjesë e administratës “Biden”, do më braktiste gruaja

Obama: Nuk do të jem pjesë e administratës "Biden", do më braktiste gruaja

Arrestohet 43-vjeçari, nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorrit

Arrestohet 43-vjeçari, nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorrit

Transportonin emigrantë, arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

Transportonin emigrantë, arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

TE FUNDIT

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
9 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia nuk ka plane për të sulmuar Europën. Megjithatë, Lavrov nënvizoi se nëse...

Lexo më shumë

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com