Kryeministri, Edi Rama ka përgëzuar avokaten me orgjinë shqiptare, Eva Buzo, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 kilometra nga brigjet e Italisë deri në Vlorë.
Në një postim në “Facebook”, shefi i qeverisë shprehet se guximi i Eva Buzos mbetet një histori mbresëlënëse.
“Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë
Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme”, shkruan Rama./Opinion.al