Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me ner teje

2016/04/28 at 12:38 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bej forever

Nga Edison YPI
Ke qënë në nja tre-katër vende të botës ku je zvarritur si kërrmill, belbëzon nja pes a gjasht llafe në nja dy gjuhë, gracie, kull, okej, dhe thua; “Jam qytetar i botës, di gjuhë të huaja, jam kozmopolitan, nuk kam arsye të ushqej ndjenja krenarie kombëtare”. Hiç mos më fal që po ta them, me ner teje je një pellg me shurrë, një legen me qelb.
Udhëton mes bukurive mahnitëse të natyrës shqiptare. Meqënse bën pak fresk dhe ke frikë se mos ftohesh, xhamin e makinës e mban mbyllur. Me ner teje zotnia jote është një i vdekur i pa kallur.
Ke makinë të mirë, të fuqishme. Por nuk udhëton larg, sillesh rretheqark nëpër qytet. Me ner teje je një bile e pa bërë synet.
Po i afrohemi Rrogozhinës, jemi në Gosë, unë të them; mjaft më preke ti mua e unë ty, kthehemi moj pak minuta te Kalaja e Bashtovës të na preki Historia të dyve. Ti ngre supet dhe rrudh turiçkat. Me ner teje je një cop mish.
Ke lindur dhe je rritur në internim. Por i ke harruar baltrat dhe vuajtjet. Në vend që të jesh i drejtpërdrejt, energjik, i paepur në luftën ndaj atyre që ta nxinë fëmijrinë dhe rininë, vishesh, krihesh, bën gjeste, flet, si persekutorët, bën si snob, si modern, shkonevjen larteposht me laptop në sup. Me ner teje je një bastard, një i lindur i vdekur, një kufomë.
Shetit në Internet ku shpif e shan me pseudonim miqtë me të cilët pi kafe e bën muhabet. Me ner teje je një kakë e verdhë në të kuqe me shumë shokë e shoqe.
U lodha duke të thënë se byreku me hithrat e oborrit të shtëpisë ose gjethet e ferrave të përroit është gjëja më e shijshme që s’e bën dot asnjë restorant sado i shtrenjtë. Ti vazhdon të mbllaçitësh pica dhe hamburgera. Me ner teje je i gjithi një uth stomaku që s’e asgjëson dot asnjë bikarbonat natriumi.
Ke mbi njëzet vjet që shkruan në gazetë të njëjtat gëlbaza ortografike përditë. Me ner teje je një kockë lëpirës, një sifon haleje.
Të kam thënë gjithato herë mos i shih filmat e kohës së kurvit, por ti vazhdon. Me ner teje je një det me pëgërje.
Unë të them se Demokracia është një tërësi rregullash, normash, ligjesh, që duhen respektuar, që duhen zbatuar, ndërsa diktatura është një bashkësi sendesh, mjetesh, hekura, pranga, litarë, zinxhirë, tela me gjëmba, që duhen refuzuar. Ti nuk beson,ti nuk bindesh, ti nuk bën dallim. Me nder meje dhe pa nder teje je një zorrë e trashë e bllokuar nga klishe’ propagandistike kurviste, një mikrob, një bacil, një krimb.

Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Vitet ikin por Flori mendon për të…

Vitet ikin por Flori mendon për të...

Çmimi i energjisë, ja si u zhvatën shqiptarët, e konfirmon ERE

Çmimi i energjisë, ja si u zhvatën shqiptarët, e konfirmon ERE

Afërdita Dreshaj vishet me “brandin” e Beyonce

Afërdita Dreshaj vishet me "brandin" e Beyonce

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com