Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më mirë të “shpifim” apo të rrezikojmë jetën e qytetarëve

2019/12/16 at 2:55 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Artan Fuga u përfol për Ministër teknik i Arsimit, ja ç’thotë ai në profilin e tij

Artan Fuga–Tregohej një barcaletë e hidhur! Mbreti kishte nxjerrë urdhërin që kush kishte tre bole njera i pritej! Nastradini iku me vrap i alarmuar. Komshiu i tij i tha : Perse ke frikë? Mesa di unë ti dy ke, nuk ke tre! Nastradini i mënçur iu përgjegj: E mo, e, por këta në fillim t’i presin ato të shkreta dhe pastaj t’i numurojnë.


Sikurse dikur në Plenume. Plenumi i dënonte me pushkatim armiqtë e partisë, pastaj prokuroria sikurse na rrëfen z. Rrapi Mino te gazeta Panorama redaktonte pretencën që lexohej në gjyq jepte vendimet!!!

Kështu edhe me projektligjin antishpifje : këshilli i etikës i dënon mediat që “shpifin” kurse më pas gjykata jep vendimet!!!

Një këshill etike a ankesash që jep dënime e ndëshkon!!!

Ndryshe për mediat lineare ndryshe për portalet!!!

Më kujton vendet me ligjet e sheriatit!! Një instancë që mbron moralin profesional kthehet në instancë ndëshkuese!!! Nuk është fare çështja e medias, është shkatërrimi i të gjitha parimeve mbi të cilat shqiptarët kishin dashur t’a ndërtonin jetën pas vitit 90!

Tërmeti social po shkatërron institucionet!

Në librin tim Shoqëria Periferike të botuar së fundmi nga shtëpia botuese Papirus, theksohet se modeli piramidal i shoqërisë ka kapur si një kolerë të gjitha institucionet, por aplikohet edhe në sistemin e informacionit dhe të medias.

Mediat lokale janë dënuar me atrofizim dhe audiencat drejtohen vetëm te pak televizione kombëtare; informacionet prodhohen nga politika kurse gazetarët nuk kanë mundësi të shpalosin pavarësinë e tyre në bërjen e lajmeve, raportimet nga terreni live janë pothuajse të paqëna, axhenda e medias mbizotërohet nga politika e ditës në rrafshin më sipërfaqësor të saj, pushtetarët kryesorë rrinë gjithë ditën në ekranet e televizorëve, në mbrëmje politika çmend të gjithë miletin, kurse zëri i audiencave vjen vetëm në formën kur disa hallexhinj mblidhen në ndonjë kafene, në këmbë, dhe i luten pushtetit ulur të vejë dorën në zemër për t’u gjetur ndonjë çadër a dhomë hoteli ku të fusin kokën në këtë dimër me tërmete dhe katastrofa apokaliptike.

Na tani edhe një ligj antishpifje që shkatërron të gjithë sistemin jo vetëm të medias, por hedh në erë dhe të drejtat qytetare, të biznesit, si edhe të gjithë sistemin e gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë. Media dëmtohet, por është e fundit që dëmtohet përpara të drejtave qytetare, përpara gjykatave, drejtësisë, biznesit etj.

Projektligji përmban një kontradiktë logjike të llahtarshme. Shpifja ose është ose nuk është vepër në kundërshtim me ligjin!

Poqese është atëhere nuk ka çfarë fut turinjtë e vet AMA dhe këshilli i mjerë i etikës në këtë institucion. Poqese nuk është, atëhere nuk ka punë gjykata.

Por, që një vepër që bie ndesh me legjislacionin të gjykohet me pasoja edhe nga një kooperativë bujqësore si këshilli i etikës edhe nga gjykatat – kjo është një perversitet institucional që vetëm një Shqipëri e çmendur mund t’a prodhojë, një Shqipëri ku pamë se muret lëkunden si të dehur nën të cilët jetojmë ne skllevërit e Piramidës!

Një këshill etike i konstituuar nga një bord politik ose i emëruar me përkrahje politike me shumicë nga pushteti. Ja ku janë dënimet politike edhe nëse ato do të bazoheshin te argumente të drejta. Gjykim i njëanshëm, gjykim politik, gjykim nga gjykata ad hoc, si gjyqet ushtarake paslufte, gjykim nga individë pa formim gjyqësor.

Do të na rikthehen gjykimet e lagjes, të Frontit Demokratik që do të pretendojë të japi edhe çmimet Nobel, ose t’i heqi, do të kthehen gjykimet fshatshe, gjykimet e kooperativave bujqësore, ose sipas mendimit të shumicës në Kuvend!

Unë nuk e kam hallin te diktatura që na rrezikon, aq sa te primitivizmi, turkoshaklliku, budallalliku ku jemi futur, duke zëvendësuar gjykimin e drejtë me gjykimin “popullor”, me gjykimin nga kush mundet.

Vetë Ali vetë Kadi!

Por, unë nuk pranova të shkoj në Komisionin e Medias me ftesën e kryetares së tij, zonjës Fatjona Dhimitri, për të cilin kam respekt të veçantë sepse si do të mund t’ja shpjegoja këto deputetëve aty, ku një pjesë nuk u dihet origjina politike, një pjesë më janë shfaqur sa herë kam vajtur si ushtarë të partisë, një pjesë e deputetëve opozitarë sulmojnë më fort mendimet opozitare edhe sesa kolegët e tyre të shumicës në pushtet!!!

Si t’ja shpjegosh të gjitha këto përshembull Mirelës, Bukuries, Musait, Muhamedinit, Milvës, Suzanës, Fidelit, Agronit, Etlevës, Shabanit, Muços, etj., sepse ata nuk dalin në publik për të debatuar. Ti fol, ata ngrenë kartonat dhe kaq e thjeshtë është!

Kurrë nuk dëgjohen argumentat e kundërta edhe kur u flet për akademinë e rrënuar të shkencave, edhe për kërkimin shkencor të shpartalluar, edhe për median e cënuar, edhe për shkollën e masakruar, edhe për këtë edhe për atë.

E kam konsideruar si të kotë të harxhosh frymën. Nuk duhet të shkosh me shpresën për t’u dëgjuar, por vetëm me shpresën që ky Kuvend të iki sa më shpejt nga skena politike e vendit, për dëmet e pallogaritshme që i ka sjellë atij!

Dhe një ligj antishpifje që shkatërron gjykatat, të drejtat qytetare, Kushtetutën, informacionin qytetar, bizneset, dhe në fund fare median, vjen për paradoks, në mënyrë qesharake e tragjike pikërisht tani që shkatërrimet e tërmeteve që na sfilitën po tregojnë me fakte se çfarë rrënimi paraprak kemi pësuar në këtë Shoqëri Piramidale që zë veten nën vete!

Imagjinoni sikur një gazetar para 26 nëntorit të ngrinte alarmin se në rast tërmeti në Durrës ose Tiranë apo gjetiu do të vdisnin dhjetra njerëz sepse ndërtesa të ndryshme ishin jashtë standartit. !!!

Shpifjeeeeeee!

Imagjinoni sikur një gazetar të raportonte para 26 nëntorit duke supozuar që ne nuk kemi asnjë qen për be, për të dedektuar të vrarët poshtë gërmadhave!

Shpifjeeeeee!

Imagjinoni sikur një gazetar para 26 nëntorit të raportonte se në rast tërmeti qendrat e monitorimit të tyre nuk do të kishin mundësi të masnin as magnitudën sepse nuk kishin gjenerator elektrik!

Shpifjeeeee!

Imagjinoni sikur përpara tërmetit të 26 nëntorit të të thuhej nga ndonjë gazetar se shteti ynë nuk ka rezerva ushqimore të duhura për raste katastrofash natyrore ose epidemish!!!

Shpifjeeeee!

AMA – dënim me burg për gazetarët!
Këshilli i Etikës – dënim me burg për gazetarët!

I dënojmë pastaj i gjykojmë!

Cfarë do publiku, cili është interesi publik? Që media të ngrejë alarme edhe kurrë nuk ka prova të plota për një rrezik apo që media të raportojë me dhimbje e lot në sy provat që tashmë si duhen më as shoqërisë, as atyre që vdiqën, pas katastrofës?!

Ligji antishpifje që e shkatërron raportimin e gazetarit nga kjo pikëpamje është me pasoja që mund të jenë kriminale.

Eshtë fjala për jetët e njerëzve, për sigurinë e jetës të qytetarit, shkatërrimi i lirisë të medias është në fund fareeeee!



Ju sugjerojmë

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Fotografuan fletën e votimit, policia arreston dy persona të tjerë

11 Maj, 2025 5:43 pm
Legalizimi i kanabisit, PD: Taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura
Aktualitet

Tensionet në qendrën e votimit në Vorë, nis procedimi penal për Flamur Nokën

11 Maj, 2025 5:38 pm
Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave
Kryesore

Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave

11 Maj, 2025 5:29 pm
Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!
Kryesore

Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!

11 Maj, 2025 5:15 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident në Lezhë, përplaset një këmbësore në vijat e bardha

11 Maj, 2025 5:02 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Kryesore

Dibër/Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia çon në SPAK administratorin e Xibrës

11 Maj, 2025 4:50 pm
Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator
Aktualitet

Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator

11 Maj, 2025 4:30 pm
Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas
Aktualitet

Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas

11 Maj, 2025 4:29 pm
Përplasja e Nokës me qytetarët, KQZ i heq akreditimin vëzhguesve të Vorës
Kryesore

Përplasja e Nokës me qytetarët, KQZ i heq akreditimin vëzhguesve të Vorës

11 Maj, 2025 4:19 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në qendrën e votimit në Fushë Milot

11 Maj, 2025 4:00 pm
Para
“Shengeni Ballkanik”/ Rama: Presim fluks turistësh kinezë

Paketa “anti-shpifje”,reagon Rama: Faleminderit për publicitetin e ERTV-së

Ja cilin fotograf shqiptar zgjodhi Cardi B për ti realizuar fotot e klipit

“Çfarë mund t’i jap dikujt që ka gjithçka”, Cardi B surprizon partnerin

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë, PD:I shërben axhendës politike të Ramës

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë, PD:I shërben axhendës politike të Ramës
















TE FUNDIT

Fotografuan fletën e votimit, policia arreston dy persona të tjerë

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
11 Maj, 2025

Policia ka arrestuar dy persona të tjerë, pasi akuzohen për fotografimin e votës. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije...

Lexo më shumë

Tensionet në qendrën e votimit në Vorë, nis procedimi penal për Flamur Nokën

Legalizimi i kanabisit, PD: Taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura
11 Maj, 2025

Pas debateve të regjistruara me disa qytetarë dhe vëzhgues në qendrën e votimit të Vorës, policia ka nisur procedimi në...

Lexo më shumë

Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave

Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave
11 Maj, 2025

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato vizizitoi pasditen e sotme Prokurorinë e Fier. Pas vizitës, ai dha një deklaratë për mediat,...

Lexo më shumë

Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!

Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!
11 Maj, 2025

Drejtuesja politike e diasporës, Jozefina Topalli iu bëri thirrje pasditen e sotme qytetarëve që të votojnë në orët e fundit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com