Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës”/ Veliaj nga qelia: Duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që s’i njoh

2025/02/25 at 12:51 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës”/ Veliaj nga qelia: Duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që s’i njoh

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke thënë se prej dy javësh mbahet në burg me porosi të Sali Berishës.


Teksa hedh akuza ndaj prokurorit Olsi Dado, Veliaj thotë se është i bindur se në SPAK ka shumë prokurorë me integritet, që nuk kanë lidhje me Dadon.

Reagimi i Veliajt:

“Me gjasë janë kodet e tyre; në këtë gjykatë drejtësia zbatohet në mënyrë që të dënohesh pa faj dhe mundësisht pa e marrë vesh fare”, shkruan Franz Kafka në “Procesin” e tij, i cili u bë tani edhe pasqyrë e jetës time si personazh i kafkës së Olsit.

Kritikët e mi ndoshta kanë të drejtë, duhet të fokusohem më shumë te faktet se sa te kafka që më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës, duke më hequr me dhunë nga punët e Tiranës dhe fushata e fitores sonë të katërt.

Kush ka jetuar në Tiranën e viteve ’90 i mban mend ata rrugaçët e frustruar të bordurave e të trotuare të cilët, për të treguar forcën, u drejtonin kalimtarëve pyetje idiote, të tipit:

Ç’a ke që shef? – thoshte gango.
S’po të shoh ty fare, jam në punën time.
Ou, po pse nuk më shef, apo të duket vetja garip?
Urdhëro!
Ç’a ke që s’shef? – dhe afrohej me gjoksin e fryrë dhe vetullën e ngrirë.

Ja, fiks kështu më ngjau vetja në bordurën e Erjon Banit ku Ols Kafka më shikonte si i fortë, duke më bllokuar trotuarin:

Kush është Meriman Palushi?
Nuk e njoh!
Pse s’e njeh?

Pra, duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që njoh dhe bëjnë punët e tyre në Tiranë, po duhet t’i jap llogari edhe pse s’i njoh ata që nuk njoh.

– More, po nuk e njoh këtë njeri! Zero! Hiç! Fare! Nada! Nichts!

Dhe ja ku e pashë këtë njeri për herë të parë në sallë, – rreth 60 vjeç, i gjatë, i thatë, malsor me sedër dukej – kur Ols violina nisi të zgërdhihej me atë mungesën e tij të orientimit në cirkun psiqik, ku më ka futur mua e një dynja të tërë.

Meriman Palushi paska marrë leje për shtëpi dykatëshe në katund. Online. Dhe qenka nën akuzë! “Ka ndihmuar aktivitete në Tiranë!”.

Unë s’e njoh, ndërsa ai në më njeh, më njeh vetëm nga televizori.

E shoh zotin Meriman në sallë, teksa Kafka im i sulej si hienë “thuaje, thuaje!”…

I gjori Meriman përsëriste vetëm fjalinë “nuk e kam takuar kurrë Kryetarin e Bashkisë”.

Të vërtetën thosh, po kujt ia thosh, një të devijuari nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali.

Ols Kafka i di të gjithë si vetja – si Andon Ledhi në filmin “Tela për violinë” – laparak lëpirak fut miq dhe ec në jetë, ashtu si kur pa pikë turpi i binte telefonit tim për leje ndërtimi nën kostumin e prokurorit, si kur iu qep shoqes që ta bënte shok armësh në prokurorinë e përgjithshme apo si kur s’iu nda Kol Olldashit të shkretë që ta fuste noter kontenierësh në portin e Durrësit.

Njësoj, edhe kur ka marrë drejtësinë me ato notat që qesh gjithë Tirana, edhe kur e kanë futur në SPAK si tip kollovari, në shkelje të ligjit (por, për këtë duhet të flasin institucionet përkatëse).

Dhe të kuptohemi drejtë: Unë jam i bindur se në atë institucion, pra në SPAK, ka shumë prokurorë me integritet, që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe profesionalizëm, prandaj dhe Ols violina nuk ka asnjë lidhje me ta.

Bashkia e Tiranës jep online mbi 2,000 leje në vit për gjithfarë ndërtimesh, pra janë rreth 20 mijë në 10 vitet që shërbej. Sipas Ols Kafkës duhet të kishim 20 mijë raste “sponsorizimesh” dhe jo aq pak sa të merreshin nën akuzë edhe dy fshatarë, me shtëpi 1 apo 2 katëshe në Yrshek.

Por, në botën e Nesti Kafkës barrën e provës e ka ai që akuzohet dhe jo akuzuesi?

I dyshuar me status “i dënuar” që në faqe të parë nga një drejtësi e re që mua më dha për hise një ndërtues të inatosur, lëpirës të paepur dhe të fandaksur.

E njeh Meriman Palushin?
Jo pra, s’e njoh.
E po rri brenda ndyrësirë, se kështu është kur një katundari si Merimani i jep leje për shtëpi me bahçe në Yrshek, kurse një prokurori ndërtues i bën naze për lejen e një cope pallati në mes të Tiranës.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi/ Avokati: Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar si të paligjshëm!

Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi/ Avokati: Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar si të paligjshëm!

Si të mbrohet Deti Baltik nga flota në hije e Rusisë? 

Si të mbrohet Deti Baltik nga flota në hije e Rusisë? 

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 

Emri/ I dënuar me 7 vite burg si pjesë e organizatës kriminale, arrestohet 43-vjeçari shqiptar 
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com