Me tensione është shoqëruar edhe mbledhjen e sotme e komisionit hetimor për TIMS.
Teksa ka dhënë dëshminë e tij Ardi Veliu ish- drejtor i Policisë së Shtetit, ka lindur një debat mes tij dhe deputetit të PD Ervin Salianji.
Salianji e ka quajtur Veliun analfabet dhe i ka kërkuar të mos flasë me gjuhe sipas tij, jo etike.
Salianji-Ardi Veliut: Kur ta kesh fjalën do flasësh. Me sa duket Qefaliaj e ka nga dyshimi nëse dini të shkruani apo lexoni.
Së pari me këtë gjuhe flisni diku tjetër, aty ku jeni mësuar. Kur e drejtoj unë komisionin nuk guxon dot. Ti je kokë e këmbë lesh, nëse je ti analfabet nuk e kemi fajin ne.
Drejtoju me etikë zotërisë që të tha lexoje mirë.