Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më kanë kërcënuar”, Kryemadhi, fakte të reja për inceneratorin e Tiranës

2023/12/12 at 11:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Më kanë kërcënuar”, Kryemadhi, fakte të reja për inceneratorin e Tiranës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë këtë të martë, në një konferencë për media, ku denoncoi atë që e cilëson “një skandal tjetër të ri” në lidhje me inceneratorët.


Kryemadhi, është shpehur se ka marrë kërcënime, por thekson se është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje.

“Ky prezantim është produkt i një pune shumë voluminoze, vjen sot pas një viti punë intensive, të pandalur dhe konstistente. Janë marrë në analizë të detajuar puna e të gjitha institucioneve publike që kanë lidhje me këtë skemë korruptive. Shkeljet ligjore për miratimin e kontratës koncesionare i kemi faktuar kohë më parë, ndërsa tani po vazhdojmë të dëshmojmë se si po zbatohet kjo kontratë koncesionare. Fokusi është vendosur te zbatimi i kontratës.

Do të shikoni si vidhen shqiptarët, si mashtrohen, si dëmtohet shëndeti i qytetarëve të Tiranës dhe skandale nga më të padëgjuarat, që vetëm mendja dibolike dhe e sëmurë për korrupsion e Erion Veliaj, mund të kryejnë këto shkelje. Kemi analizuar të dhëna dhe informata komplekse, duke ndjekur rrugën…

Nëse Partia e Lirisë do të kishte qenë pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar, ky produkt që vjen sot, do të vinte në një kohë më të shpejtë dhe vetë rezultati që prodhoi ai komision hetimor, do të ishte tërësisht ndryshe.

Megjithatë, edhe kapja e parlamentit, ashtu si kapja e gjithë shtetit nga qeveria, nuk do të më ndalonte mua si Monikë personalisht nuk do të më ndalonte në zbardhjen e kësaj afere korruptive, të plotë, duke marrë parasysh edhe çdo pasojë që mund të vinte për mua, familjen time reale dhe atë politike, nga qeveria dhe mafia e lidhur me të.

Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari.

Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar”, shprehet Kryemadhi.

Kryemadhi letërkëmbime gjatë 1 viti me institucionet shtetërore. Bashkia Tiranë, Vorë, Rrogozhinë, ka refuzuar kërkesën për informacion

Sipas Kryemadhit, Erion Veliaj nuk i ka dalë dot për zot llogaridhënies shkresore që iu kërkua. “Nuk i ka dalë për zot dot, firmës që ka hedhur dhe as pagesave që ka kryer.”

Sipas Kryemadhit, Veliaj ka gënjyer në komisionin hetimor për inceneratorët, dhe ka udhëzuar në cilësinë e sekretarit politik të partisë socialiste për qarkun Tiranë, edhe kryetarët e bashkive Vorë e Rrogozhinë që të mos kthejnë përgjigje ndaj Kryemadhit për pagesat e Bashkisë ndaj inceneratorit të Tiranës.

Qeveria i fal koncesionarit të inceneratorit të Tiranës 8.5 milionë euro. Kryemadhi publikon llogaritjen e penaliteteve të pa mbledhura deri më datë 30 Nëntor 2023

“Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore dhe sipas Kryemadhi, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë euro.

Në kohën kur qeveria shqiptare, kur Bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante”, thotë Kryemadhi.

Skandali me dherat/Kryemadhi me Dron: Erion Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato janë depozituar jashtë inceneratorit

“Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar t’i çonin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës. Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari i shoqatës së ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar.

Hetimet e kryera nga Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës, nxjerrin në pah, se si, inceneratori i Tiranës ka përfituar 60 milionë euro nga firmat e ndërtimit për depozitim dherash, ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë Landfillit, jashtë lejes së ndërtimit”, deklaroi Kryemadhi.

Kjo për Kryemadhin përbën dy fakte:

  1. Bashkia Tiranë ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, pasi firmat e ndërtimit janë të lidhura që nga momenti I parë I marrjes së lejes deri në përfundim të punimeve me Bashkinë Tiranë, që të dërgonin para në llogarinë bankare të inceneratorit. Më pas këto para, nëse ndiqen mund të rezultojnë që janë dhënë nga inceneratori për llogari të drejtorëve të bashkisë apo dhe të zyrtarëve të qeverisë.
  2. Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat i ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Roli i koncesionarit ka qenë përfitimi i pagesave dhe jo realisht depozitimi i dherave.

Droni i teknologjisë së fundit që ka përdorur Kryemadhi, së bashku me llogaritjet e stafit të inxhinierëve pranë saj, tregojnë për Hortofoto me koordinata të qarta.

“Faktet e provat e zbuluara nga droni së vërtetës nxjerrin zbuluar korrupsionin shtetëror dhe provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme faktin se: pa mbështetje qeveritare kontrata e koncesionit të inceneratorit të Tiranës nuk do të financohej asnjë qindarkë më tej nga paratë e shqiptarëve.

Këtë gjë mund ta kishin bërë shumë mirë dhe SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar, Kontrolli i Lartë i Shtetit, media, apo çdo institucion i brendshëm apo i huaj, qeveritar apo organizatë jo fitimprurëse, që ka objekt të veprimtarisë ka luftën kundër korrupsionit dhe transparencën.

15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit  kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë. Edhe liqenet janë bërë tokë.”, vijon Kryemadhi.

Kryemadhi: Supervizori i Punimeve ka bërë me dije se deri në datë 31 Mars 2023, Projekti i Inceneratorit të Tiranës është në total 1.75 vite me vonesë

“Bazuar në këtë arsyetim rezulton se ndodhemi në kushtet e nenit 36 të ligjit 125/2013 “për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, pasi koncesionari nuk ka përmbushur kushtet thelbësore të kontratës së koncesionit, e për pasoja kjo kontratë  duhet të zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga autoriteti kontraktues.

Përgjegjës për këtë shkelje janë Autoriteti Kontraktues, Bashkia Tiranë dhe Qeveria Shqiptare, pasi me veprimet e tyre për financimin e kontratës së koncesionit nga njëra anë dhe mosveprimet e tyre në marrjen e masave për realizimin e projektit i kanë shkaktuar deri më tani 5 milionë euro dëm ekonomik dhe pritet t’i shkaktojnë në vijim mbi 500 milionë euro dëm ekonomik  shtetit shqiptar.”, vijon Kryemadhi.

 



Ju sugjerojmë

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme
Bota

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme

5 Qershor, 2025 9:56 am
Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi
Bota

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi

5 Qershor, 2025 9:53 am
“Njollë e zezë”/Spiropali për opozitën: Po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit
Aktualitet

“Njollë e zezë”/Spiropali për opozitën: Po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit

5 Qershor, 2025 9:44 am
Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj
Aktualitet

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

5 Qershor, 2025 9:35 am
Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar
Aktualitet

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

5 Qershor, 2025 9:28 am
Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë
Aktualitet

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

5 Qershor, 2025 9:17 am
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

5 Qershor, 2025 9:13 am
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

5 Qershor, 2025 8:46 am
Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga
Aktualitet

Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga

5 Qershor, 2025 8:37 am
“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
Rajoni

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

5 Qershor, 2025 8:27 am
Para
U dënua për korrupsion, Apeli merr vendimin për gjyqtaren Mimoza Margjeka, burrin e saj dhe 3 të akuzuarit e tjerë 

U dënua për korrupsion, Apeli merr vendimin për gjyqtaren Mimoza Margjeka, burrin e saj dhe 3 të akuzuarit e tjerë 

Strategji për 2024-2030, Manja: Po marrim masa shtesë për mbrojtjen e viktimave të krimit

Strategji për 2024-2030, Manja: Po marrim masa shtesë për mbrojtjen e viktimave të krimit

“Tik-Tok, rol shkatërrues”-Balla: Të krijojmë një koalicion kombëtar, qeveria të rrisë mbështetjen për… 

“Tik-Tok, rol shkatërrues”-Balla: Të krijojmë një koalicion kombëtar, qeveria të rrisë mbështetjen për... 
















TE FUNDIT

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme
5 Qershor, 2025

Entuziazmi për miken e madhe, SHBA me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka rënë në Gjermani. Me...

Lexo më shumë

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi
5 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti i SHBA-së ka pezulluar për gjashtë muaj fillimisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

“Njollë e zezë”/Spiropali për opozitën: Po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit

“Njollë e zezë”/Spiropali për opozitën: Po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit
5 Qershor, 2025

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka folur sot edhe për opozitën, të cilën e ka quajtur një njollë të zezë në vend....

Lexo më shumë

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj
5 Qershor, 2025

Muzeu Onufri në Berat ka mirëpritur mbi 30 mijë vizitorë vetëm gjatë pesë-mujorit të parë të këtij viti. Lajmin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com