Pas hedhjes së molotovëve, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë po tentojnë të hyjnë në godinë.
Dorian Teliti dhe Tedi Blushi janë vendosur para kordonit policor. Blushi me një flamur në dorë është ngritur nga protestuesit të cilët e ndihmojnë që të kalojë kordonin e policisë.
“Kanë bunkerizuar bashkinë dhe i kanë vendosur zinxhirë derës. Drejtori i Policisë na jep arsyen përse nuk po na lini të hyjmë në godinë e të kryejmë detyrën”,-tha Teliti.