“Opozita është fat i madh për PS-në, por fat i zi për Shqipërinë”. Kështu është shprehur, ministri Taulant Balla në seancën plenare në Kuvend, ku është përplasur me kreun e PD-së Sali Berisha.
Sipas Ballës, Berisha në 2025 vuri si kandidat për deputet, Ilir Metën dhe hoqi Dash Sulën.
“Strategjia jote ishte të bëje pis kundërshtarin, akuzoje kundërshtarin për narkotrafik, për vrasje.
Mban mend se çfarë i ke thënë Ilir Metës? Ngrije kokë! I ke thënë ‘kriminel’, e akuzove për vjedhjen e floririt dhe për vrasje, erdhi dita që në 2025 e vure kandidat për deputet, ti që ia ke thënë të gjitha këto hoqe Dash Sulën e vure Ilir Metën.
Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi”, u shpreh Balla.