Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me Erdoganin deri në vetëmohim

2016/05/25 at 10:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Me Erdoganin deri në vetëmohim

*Nga Jens Thurau


Angela Merkel do të ngulë këmbë në marrëveshjen për refugjatët me Turqinë, pavarësisht presioneve nga Ankaraja, sepse ajo thjesht nuk ka alternativë, mendon analisti Jens Thurau.

Miqësisht, kështu u tha se e priti Recep Tajip Erdogani kancelaren gjermane Angela Merkel sot në Stamboll. Një veprim prej artisti, pasi ai kishte dërguar më përpara këshilltarin e tij Yigit Bulut, i cili kërcënon haptazi në intervista se Turqia mund t’i pezullojë të gjitha marrëveshjet e bëra me BE-në, në qoftë se ajo nuk i bën lëshime vendit të tij në bisedimet e ardhshme.

Shpërthim force mund ta quash një gjë të tillë, ose irracionale ndoshta, por për Merkelin ky është thjesht një realitet që ajo ka kohë që duhet ta ketë marrë në konsideratë. Ajo ka nevojë për Turqinë, sepse për momentin nuk ka asnjë alternativë ndaj marrëveshjes me Erdoganin në politikën ndaj refugjatëve. Dhe Erdogan e di këtë dhe e shpalos fuqinë e tij të re me kënaqësi.

Pothuajse çdo ditë ka shembuj për këtë: fushata gjyqësore kundër satiristit gjerman Jan Bëhmermann (dhe kundër shumë të tjerëve), arrestimi i gazetarëve, heqja e imunitetit të deputetëve kurdë për t’i futur madhe edhe në burg.

Dhe papritur është gati skena për shpërthimin e ardhshme të adrenalinës nga ana e Erdoganit: kur Bundestagu gjerman të diskutojë në fillim të qershorit për një rezolutë për gjenocidin turk ndaj armenëve, pritet me siguri që do të ketë një tjetër shpërthim.

Të gjitha këto Erdogani i bën jo vetëm për të ngacmuar Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së, por se Merkeli i ka dhënë atij me politikën ndaj refugjatëve një fuqi shtesë. Dikush si Erdogani nuk heziton edhe që ta përdorë atë.

Politikë simbolike për publikun gjerman

Për publikun në Gjermani, Merkeli u takua në fillim të vizitës së saj të dielën në Stamboll me përfaqësues të shoqërisë civile – por jo me përfaqësues kurdë, dhe as me gazetarë të persekutuar. Edhe në intervista në gazeta ajo shprehu shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e gjendjes së brendshme politike në Turqi, për të shtuar me ngut që ajo u qëndron marrëveshjeve për politikën ndaj refugjatëve.

Po tani? Pas bisedës me Erdoganin u tha vetëm: takimi nuk ishte në gjendje t’i sqaronte të gjitha çështjet e hapura. Dhe se nëse heqja e vizave të BE-së për turqit do të bëhet deri më 1 korrik, është shumë e pasigurt. Por kjo qe në fakt e qartë tashmë.

Politikë e fortë interesash

Deri tani është shkruar shumë për faktin se Merkeli i është dorëzuar presidentit egocentrik turk. Por kancelarja nuk është shumë romantike si tip, ajo nuk ka frikë prej politikës së interesave dhe llogaria e saj aktuale është: dëmi që mund të shkaktohet, nëse marrëveshja me Erdoganin prishet, është më i madh se humbja e kredibilitetit, që ka ndodhur tashmë, sepse ajo vazhdon edhe më tej të bisedojë miqësisht me pushetmbajtësit në Turqi.

Kjo mund të tingëllojë cinike, por ndoshta kjo është për momentin e vetmja gjë që i mbetet kancelares. Në rast se dështon politika e saj evropiane për refugjatët (apo ajo që ka mbetur nga plani fillestar), atëherë pushteti i Merkelit është vërtetë i kërcënuar edhe brenda vendit. Dhe pas më shumë se dhjetë vjetësh në detyrë, ajo nuk dëshiron ta përjetojë një gjë të tillë./Deutsche Welle*

 



Ju sugjerojmë

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre
Aktualitet

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre

14 Korrik, 2025 3:04 pm
Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia
Aktualitet

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia

14 Korrik, 2025 2:59 pm
U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja
Aktualitet

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja

14 Korrik, 2025 2:44 pm
Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

14 Korrik, 2025 2:19 pm
Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari

14 Korrik, 2025 2:16 pm
Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
Aktualitet

“Farsa elektorale”/ Berisha: Votat e emigrantëve janë mbushur në zyrat e PS-së

14 Korrik, 2025 2:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

U paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia: 17-vjeçarja dyshohet se është…

14 Korrik, 2025 1:55 pm
Fierakut i konfiskohet automjeti luksoz, një vit më parë iu sekuestrua…
Aktualitet

Fierakut i konfiskohet automjeti luksoz, një vit më parë iu sekuestrua…

14 Korrik, 2025 1:31 pm
Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE: Të formohen sa më shpejt institucionet!
Aktualitet

Kos vlerëson reformat/ Shqipëria mbyll negociatat me BE në vitin 2027, anëtarësimi..

14 Korrik, 2025 1:25 pm
Dorëheqje “zinxhir” edhe në bashkinë Elbasan
Aktualitet

Dorëheqje “zinxhir” edhe në bashkinë Elbasan

14 Korrik, 2025 1:20 pm
Para
Video-Opinion/ Mjeshtri i këpucëve të personalizuara në Shqipëri

Video-Opinion/ Mjeshtri i këpucëve të personalizuara në Shqipëri

Video-Opinion/ Zbulohet argjendaria ku realizohen dhuratat qeveritare

Video-Opinion/ Zbulohet argjendaria ku realizohen dhuratat qeveritare

Video-Opinion/ Mënyra se si “leshi” merr vlerë në Shqipëri

Video-Opinion/ Mënyra se si "leshi" merr vlerë në Shqipëri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre
14 Korrik, 2025

Ndryshe nga vitet e shkuara kur kishin tendencën të iknin në Kanada, është shtuar numri i inxhinierëve të rinj në...

Lexo më shumë

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia
14 Korrik, 2025

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, policia e Kukësit ka vënë në pranga 28-vjeçarin Edison Dobrushi, i shpallur në kërkim...

Lexo më shumë

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja
14 Korrik, 2025

17 vjeçarja që u vetëplagos me armë zjarri gjatë ditë së sotme është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës....

Lexo më shumë

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur
14 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur sot në Tiranë, zëvendëskryeministren e Ukrainës Olha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com