Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Me Edin isha e dashuruar në mënyrë platonike, ai s’më ka dashur”, shkrimtarja Ornela Vorpsi rrëfehet si asnjëherë

2018/04/11 at 6:31 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
“Me Edin isha e dashuruar në mënyrë platonike, ai s’më ka dashur”, shkrimtarja Ornela Vorpsi rrëfehet si asnjëherë

Ajo nisi të shkruajë në Paris, kur ishte 29 vjeç. Arsyeja që romanet e saj nuk kanë ardhur në gjuhën shqipe për lexuesin shqiptar, kanë një shkaktar. Ai quhet EDI RAMA.


Po flasim për shkrimtaren që do të shohë të vërtetën lakuriqe, pa maska, dhe që dje, erdhi përballë publikut shqiptar tek “Letërsia dhe Qyteti”, Ornela Vorpsi.

Nuk e ka fshehur kurrë simpatinë që ka për mikun, ish-pedagogun e saj të dikurshëm Edi Rama, aq sa e tha publikisht se projekti i përkthimit të veprave të saj në shqip I ishte premtuar nga kryeministri. Por që ky i fundit, me punët e shumta politike që ka, nuk ka gjetur kohën të ulet e të përkthejë Ornelën në shqip, shkruan newsbomb.al.

E ftuar sot në COD, në ambientet e kryeministrisë, ku do të ketë të parën ekspozitë personale vetjake në Shqipëri, “Providence”, Ornela, rrëfen për miqtë e librit, afërsinë, por edhe distancën që ka krijuar me mikun e saj, Edi Rama.

“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër” rrëfeu ajo pasditen e djeshme në aktivitetin “Letërsia dhe Qyteti” të gazetares Beti Njuma e Alda Bardhylit, raporton Newsbomb.al.

“Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, rrëfen Ornela, për artistin kryeministër që sot do ta presë në COD për ekspozitën e parë të saj në vendin ku lindi.

“E kush nuk e donte Edin?” pyet ajo në mënyrë retorike. “Me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike. Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni”, dhe salla shpërthen duke qeshur nga sinqeriteti pa dorashka i vajzës bukuroshe, sot 49 vjeç, nënë e një vajze 9 vjeçare.

“Duhet ta dini, që kur ishte në Paris, magjepsi gjithë Parisin. Sepse ai ka elokuencë dhe kulturë të gjithanshme. A mendoni, a kishte në atë kohë një njeri aq të ri dhe aq të ditur që fliste për filozofinë e Martin Heidegger (filozof gjerman, më i njohuri dhe më i rëndësishmi për shekullin e 20-të – shënim i redaksisë)” thotë Ornela Vorpsi, ndërsa nuk fsheh admirimin për Edi Ramën, artist.

Por, ngacmimit të gazetareve për të vlerësuar Edi Ramën si politikan, Ornela i shmanget, por me takt.

“Unë kam 27 vjet që jetoj jashtë vendit. Nuk e njoh Edin si politikan. Nuk mund ta ndjekë në gjithë këtë dimension, sepse nuk jam e zhytur në jetën shqiptare” thotë ajo, madje dukshëm me një lëvizje koke, kërkon të shprehë se as nuk do ta shohë këtë pozicion të mikut të saj, edhe pse, ka një detaj, që e vë në dukje me nota superlative për kryeministrin, raporton newsbomb.al.

“Por kini parasysh, a e imagjinoni dot se kryeministri ka bërë një COD (center for openness and dialogue) brenda kryeministrisë. Nuk kam parë, dhe kam shëtitur shumë, në asnjë shtet tjetër, që në gjirin e pushtetit të vetë, të sjellë qytetari brenda saj, me artin dhe kulturën e edukimin. Një qeveri që ndërton një hapësirë ku vjen qytetari dhe takohet me artistin, dhe e bërë në një nivel kaq të lartë, është shumë domethënëse”, thotë Ornela Vorpsi, shkrimtarja shqiptare e vlerësuar me shumë çmime në arenën ndërkombëtare, por që për herë të parë prezantohet sot te publiku shqiptar me ekspozitën e saj vetjake “Providence”/ NEWSBOMB.AL

Etiketa: e kam dashuredi ramaornela vorpsi


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit
InstaBIZ

Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit

31 Janar, 2026 2:24 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
InstaBIZ

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

19 Janar, 2026 7:26 pm
Sulmoi një shofer taksie, arrestohet aktori i njohur
InstaBIZ

Sulmoi një shofer taksie, arrestohet aktori i njohur

14 Janar, 2026 7:10 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
InstaBIZ

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

26 Dhjetor, 2025 11:44 am
Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
InstaBIZ

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

25 Dhjetor, 2025 5:22 pm
Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…
InstaBIZ

Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…

15 Dhjetor, 2025 8:41 am
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Para
Mësuesi u dërgon nxënësve video perverse? Deputeti i PD kërkon dorëheqjen e Nikollës

Mësuesi u dërgon nxënësve video perverse? Deputeti i PD kërkon dorëheqjen e Nikollës

Tentoi të anulonte bastin e vënë gabimisht, fitorja e Romës e bën milioner

Tentoi të anulonte bastin e vënë gabimisht, fitorja e Romës e bën milioner

Video/ Prsidenti i Romës feston kualifikimin, hidhet me gjithë rroba në shatërvan

Video/ Prsidenti i Romës feston kualifikimin, hidhet me gjithë rroba në shatërvan
















TE FUNDIT

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
31 Janar, 2026

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është mbyllur pjesërisht, pavarësisht një marrëveshjeje financimi të miratuar nga Senati. Ndërprerja e financimit filloi...

Lexo më shumë

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
31 Janar, 2026

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një...

Lexo më shumë

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
31 Janar, 2026

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përballet me një krizë financiare alarmante, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mund...

Lexo më shumë

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
31 Janar, 2026

Në publik bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje diplomatike, por pas kuintave. Arabia Saudite duket se nuk i kundërvihet një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com