Këto janë pamjet që tregojnë momentin kur autori i dyshuar i djegies së makinës së Noizyt, pasi kryen aktin, largohet me qetësi nga vendi i ngjarjes.
News 24, ka siguruar pamjet kur i riu Siar Konti, sapo i ka vënë zjarrin makinës luksoze me vlerë gati 300 mijë euro,dhe është larguar i qetë, me duar në xhepa pa nxituar aspak.
Kamerat e bizneseve në rrugë kanë qenë ato që e kanë kapur mat të riun, i cili ndodhet tashmë pas hekurave ndërsa ka rrëfyer krimin.
Ai në dëshminë e tij para policisë tha se ishte paguar nga këngëtari Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit Cllevio, një kundërshtar i Noizyt me të cilin këngëtari ka pasur disa konflikte.